Kantautori Flori Mumajesi është fituesi i edicionit të 20-të të Këngës Magjike, pas votimit nga vetë kolegët.
Flori Mumajesi me “Plas” ka fituar edicionin e 20-të të këtij festivali. Votat e të gjithë këngëtarëve pjesëmarrës shkuan për Florin duke i dhënë plot 1092 pikë.
Në mbrëmjen finale të zhvilluar në Pallatin e Kongreseve Flori Mumajesi është renditur i pari, ndërsa në vendin e dytë u rendit Aurela Gaçe dhe Eli Fara me këngën “Zemra Rratatata”.
Ndërkohë Fifi dhe Mc Kresha janë fitues të çmimit të tretë me këngën “Psikopatia ime”.
Lista e plotë të fituesve në “Kënga Magjike 2018”:
Vokali më i bukur femëror – Venera Lumani
Grupi më i mirë – Revolt Klan
Çmimi i Televizionit Klan – Klajdi Haruni
Çmimi për artistin/en më të mirë – Wendi Mancaku
Çmimi ‘Çesk Zadeja’ – Erik Lloshi
Çmimi stil – Rovena Dilo dhe Onati
Dueti më i mirë – Flori Nazifi dhe Inis Neziri
Më të votuarit në ueb-faqe – Fifi dhe MC Kresha
Çmimi Euro Trend – Manuel Moscati dhe Matteo Becucci
Çmimi i produksionit Jon Music – Kejsi Tola
Çmimi i kritikës – Rozana Radi
Vokali më i mirë mashkullor – Mentor Haziri
Çmimi ‘Magjia e parë’ – Olsi Bylyku dhe Lorenc Hasrama
Çmimi i RTV21 – Ardit Çuni dhe Daniela Toçi
Çmimi ‘Best to invest’ – Krusita
Çmimi EtnoTrend – Artiola Toska dhe Bruno
Performanca më e mirë – Ronela Hajati
Çmimi i Interpretimit – Era Rusi
Çmimi për Baladën më të mirë – Flori Mumajesi
Kënga hit – Aurela Gaçe dhe Eli Fara