To top
1 Tet

FJALËT E FUNDIT TË AMBASADORIT LU NË SHQIPËRI: RRËZOJENI QEVERINË…

Donald Lu nuk do të jetë më ambasador i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, në Tiranë.  Madje ai nuk do të shërbejë më fare për Departamentin e Shtetit, gjë që nënkupton pension të parakohshëm.

Në ikje ambasadori Donald Lu  ka lëshuar gjatë një takimi me të rinjtë në Rrëshen, një deklaratë të fortë: “Ju jetoni në demokraci. Ju duhet të kërkoni dhe nëse qeveria nuk ju përgjigjet, ju e rrëzoni atë. Kështu funksionon demokracia. Në demokraci, përgjegjësinë dhe pushtetin e keni ju,” ka lënë ai porosinë e fundit për ininë dhe popullin shqiptar.

Lu, në takimin me nxënës të shkollës së mesme, u tregua kritik ndaj shpenzimeve të qeverisë për programe, që opozita e sotme i ka quajtur fasadë dhe ka mbështetur, kërkesën e kreut të opozitës, Lulzim Bashës, bërë që në fillim të vitit shkollor për dhënien falas të librave për nxënësit shqiptare.

Ja si u shpreh Lu në fjalimin e tij: “Për shembull, në fillim të vitit shkollor, shumë njerëz, përfshirë opozitën, kërkuan libra falas për studentët. Ky është një vend i varfër. Nuk është një vend i pasur. Por është e arsyeshme që qytetarët të kërkojnë që qeveria të sigurojë fondet që të blejë libra për studentët. Dhe kur qeveria thotë se nuk mund ta përballojë këtë, ju duhet ta pyesni se si po paguajnë për godinat e tyre të dashura të qeverisë, për makinat e tyre luksoze dhe për udhëtimet e tyre jashtë vendit.”  

Lu në Rrëshen zhvilloi me gjimnazistët,  takimin e parë të Serisë së Bisedave të Ambasadës Amerikane me të Rinjtë. Ai foli mbi punën që Ambasada kryen në Shqipëri, si dhe bashkëbisedoi për të ardhmen, shpresat dhe sfidat e tyre.