To top
25 Tet

Fiorenza Lekstakaj, “Missi” që synon të bëhet një “Show girl”

Fiorenza Lekstakaj është emri i “Miss Shqipëria 2013”, Bukuroshja 17-vjeçare e cila jeton në Itali ka arritur të triumfojë këtë vit në konkursin e realizuar nga “Deliart Association”. Edhe pse ka kaluar një më shumë se një muaj nga fitimi i kurorës së më të bukurës së Shqipërisë, ajo ende ruan të njëjtat emocione si në momentin kur dëgjoi të thirrej emri i sa j si fituese e këtij konkursi për vitin 2013. Në intervistën e dhënë për revistën “Elite”, Fiorenza rrëfen emocionet e para si “Miss Shqipëria”, vështirësitë dhe dyshimet për të marrë pjesë në këtë konkurs, marrëdhëniet me konkurrentet e tjera të Miss-it si dhe ftesën që sapo i ka ardhur nga produksioni i Miss Italia për të qenë anëtare nderi e jurisë. Ditët e nxehta të kësaj vere Fiorenza po i kalon në plazhin e Shëngjinit, të cilin e frekuenton çdo vit, në sa jë të traditës familjare.
Për sa i përket marrëdhënieve me meshkujt, ajo thotë se është ende single, dhe nuk ka rëndësi se çfarë kombësie apo race do t’i përkasë mashkulli që a jo do të lidhet, mjafton që ta dashurojë!
“Miss Shqipëria 2013”, çfarë domethënie ka për ju ky titull?
Përveç faktit që për një vit përfaqëson më të bukurën e vendit, “Miss Shqipëria” është edhe përgjegjësi. Është kurorë bukurie për t’u angazhuar në organizime dhe evenimente që kanë të bëjnë me reklamimin sa më të mirë të Shqipërisë, për rregullimin e imazhit të vendit.
Keni thënë në një intervistë të mëparshme që familja juaj nuk ka qenë dakord që të konkuronit në Miss “Shqipëria 2013”. Kush nuk ka qenë dakord dhe pse?
Rrethi im i ngushtë familjar, prindërit dhe dy motrat e mia, sepse vëllain e kam shumë të vogël, kanë qenë që të gjithë dakord. Kundër ishte në fillim njëri nga xhaxhallarët e mi, por edhe ai ndryshoi mendim disa ditë pas nisjes së garës. Xhaxhai nuk ndjehej mirë që unë të merrja pjesë në konkurs, pasi kishte para gjykime për sigurinë e vajzave, se mos më ndodhte ndonjë incident, ndonjë ngacmim. Po ashtu xhaxhai para gjykonte edhe për dhënien e çmimeve. Mendonte se ashtu si për shumë gjëra të tjera, edhe te “Miss Shqipëria” duhet të korruptoje për të fituar ndonjë çmim. Nga sa kuptova, nuk ishte xhaxhai im i vetmi që kishte këto dyzime, pasi ka plot të tjerë që mendojnë njësoj. Ndaj gjej rastin që t’ju them se gabohen krejtësisht. “Miss Shqipëria” është një ndër garat më serioze që mund të ketë Shqipëria, në fusha të ndryshme.
Cili ka qenë reagimi i tyre kur fituesja e Miss-it dolët ju?
Babai, Gjoka ka qarë shumë nga gëzimi, sepse po më ndiqte “live” në Bylis, së bashku me motrën e madhe, Klevida. Ndërsa mami Rudina, motra tjetër Sara dhe vëllai im i vogël, Lorenzo, ishin në Itali dhe menjëherë pas çmimit i kishin rënë telefonit tim, por unë nuk e dija se ku ishte dhe jam lidhur rreth 2 orë më vonë, pasi isha gjithë kohës e rrethuar nga njerëz. Më erdhi keq që padashur e kisha lënë kaq gjatë që të priste, sepse edhe pas 2 orësh asaj ende i dridhej zëri nga lotët dhe emocionet, nuk e priste. Sigurisht që edhe xhaxhai tashmë kishte ndryshuar krejtësisht…
Ju pëlqen bota e televizionit? Keni dëshirë të bëheni pjesë e tij?
Më josh bota e televizionit, por unë kam pak probleme me artikulimin e shqipes. Nëse flasim për botën e televizionit në Shqipëri, e kam fjalën. Kam mësuar shumë mira ta shkrua j, me gramatikë, pasi për shumë vite babai ka paguar privatisht mësues shqiptarë për të më mësuar mua dhe fëmijët e tjerë sa më mirë gjuhën shqipe. Por gjithsesi kur e flas në përditshmëri, nuk kam theks të bukur. Po përpiqem ta përmirësoj dhe besoj se do ia dal mbanë. Sa për botën e televizionit italian apo më gjerë, pasi të mbush 18 vjeç do të tentoj ta eksploroj.
E keni deklaruar veten single para pak kohësh. Pas fitimit të “Miss-it”, besoj do jenë shtuar kërkesat nga meshkujt… Si është statusi juaj aktualisht?
Statusi është beqare, nuk është se e them me ndonjë krenari të madhe këtë. Por, thjesht po them të vërtetën, ashtu siç do të tregoj të vërtetën edhe kur të jem lidhur me dikë. Kur bëhesh personazh publik, më duket e arsyeshme që të ndash me publikun jo vetëm jetën e spektaklit, por edhe private. Sa për kërkesat e meshkujve, nuk më kanë munguar edhe kur isha pa kurorë.
Të pëlqejnë më shumë meshkujt italianë apo shqiptarë?
Më pëlqejnë meshkujt elegantë dhe chik, “class”, ndërsa italianë, shqiptarë apo edhe nga komuniteti rom nuk ka rëndësi. Jam antiraciste.
Si ju duken meshkujt shqiptarë?
Këmbëngulës, tërheqës dhe kavalierë. Nuk largohen lehtë edhe nëse i refuzon. Gjithnjë gjejnë diçka për t’u afruar. Pa dyshim janë meshkuj gjuetarë të zotë, edhe pse nuk kam rënë “pre” I tyre.
Besoni te dashuria me shikim të parë?
Besoj te dashuria me shikim të parë, të dytë, të tretë… të tridhjetë. Mjafton që një ditë të bie në dashuri, nuk e kam problem sa herë do ta shikoj .
Cili nga prindërit ju qëndron më afër dhe ju këshillon?
Nëse do t’i veçoja, do t’u “haja hakun”. Prindërit e mi, Gjoka dhe Rudina punojnë prej vitesh në të njëjtën kompani private, babai si menaxher, ndërsa mami është shefe e një sektori shitjesh. Babait i thërras shpesh “mio eroe” (heroi im), ndërsa mamit “bella mia” (bukuroshja ime) . Në fakt janë të dy heronj, sepse kanë arritur t’ia dalin mbanë me jetën e emigracionit në Itali, me katër fëmijë dhe nuk ka qenë aspak e lehtë. Jetojmë në kryeqytetin e Rilindjes Europiane, Firenze, nga ku unë kam marrë edhe emrin tim – Fiorenza.
Jeni ftuar si anëtare nderi në jurinë e “Miss Italia”, si u ndjetë kur e morët ftesën?
U mpiva nga emocionet. Më dukej fiks si a jo shprehja: Shumë e bukur për të qenë e vërtetë. Unë sapo kisha provuar ethet e të dalit para jurisë. Kur i shihja anëtarët e jurisë që nga pasarela ku sfilonim aty në Bylis, ata më dukeshin të paarritshëm. Me atë ftesë m’u duk vetja edhe mua për disa çaste, si ata, “të paarritshmit”. Vetëm për disa çaste ama .
Çfarë do të thotë kjo ftesë për ju?
Kjo ftesë ishte “hapje dyersh” drejt spektakleve dhe botës së “show bizz”-it në përgjithësi. Megjithatë, nuk do të harroj asnjëherë se si arrita deri atje, falë organizimit shumë serioz të “Deliart Asosacion” dhe vlerësimit korrekt të anëtarëve të jurisë. U bëj thirrje gjithë vajzave mos të dekurajohen nga thashethemet që dëgjojnë, por nëse vërtet ndihen të bukura, le të konkurojnë pa asnjë frikë të paracaktimit të çmimeve. Unë e provova dhe fitova.
Cilat janë planet tuaja të ardhshme, a keni ndonjë projekt konkret, përveç studimeve?
Do të vazhdoj ekonomikun edhe për studimet e larta. Paralelisht dua që të krijoj një agjensi për të nxitur vajzat shqiptare kudo në botë që të vijnë të konkurrojnë si unë në Shqipëri në spektaklet e bukurisë dhe jo në shtetet ku jetojnë. Të evidentohemi si bukuri shqiptare, pasi kështu mund ta bëjmë Shqipërinë edhe më tërheqëse për turistët e huaj. Në emigracion jemi për gjendjen ekonomike, por për gjithçka tjetër duhet të gjendemi në Shqipëri.