To top
19 Kor

Festivali i filmit në Kanë, Julia Ducournau merr ‘Palmën e Artë’

Një film me shumë dhunë, krejt atipik për festivalin e Kanës, ka marrë Palmën e Artë. “Titane” i i regjisores franceze Julia Ducournau triumfoi mbi iranianin Asghar Farhadi dhe “Casablanca beats” që ishin favoritë. Ceremonia u shenjua nga protagonimit të aktorit Spike Lee i cili çoi në kaos skenarin.

Filmi “Titane” i regjisores franceze Julia Ducournau mori “Palmën e Artë” në festivalin e Cannes, duke shënuar kështu, vetëm herën e dytë në histori që çmimi prestigjoz fitohet nga një grua.

Me elemente të horrorit fizik e hakmarrje femrash, një film jotipik për Kanën dhe me shumë dhunë, por këtë herë, kishte një juri që kryesohej nga Spike Lee, i cili u bë protagonist i ceremonisë kur e shpalli çmimin përpara kohë dhe e çoi në kaos skenarin. “E bëra lëmsh”, kërkoi ndjesë Spike Lee, “ma thoni në anglisht tani çfarë duhet të bëj”. Me pas çmimin e dorëzoi Sharon Stone, “kjo nuk ngatërrohet” e siguroi publikun Spike Lee.
Filmi i 37- vjecares Ducournau ishte në konkurencë të fortë me filma të tjerë që u pëlqyen shumë nga kritika si marokeni “Casablanca Beats”, apo “A Hero” i regjisorit iranian Asghar Farhadi.
Caleb Landry Jones mori çmimin si aktori më i mirë për rolin e tij në filmin “Nitram” të Justin Kurzel, ku luan autorin e masakrës së portit Artur , ngjarjen e rëndë të historisë australiane. Renate Reinste u shpall aktorja më e mrië për interpretimin në “The Ëorst Person in the Ëorld”, dramën komike e romantike të Joachim Trier.
Juria e këtij viti, është e para në histori ku pjesa më e madhe e saj, 5 nga 9 anëtarë, ishin gra.
Ky edicion i Kanës i përkiste në fakt vitit të kaluar, por për shkak të pandemisë u shty për 2021, madje dhe këtë vit data ndryshoi duke u spostuar me disa muaj.

Fituesit e Festivalit të 74-të të Filmit në Kanë

 

-Palma e Artë: “Titane” nga regjisorja Julie Ducournau (Francë).

 

-Çmimi i Madh: “Një hero” nga regjisori Asghar Farhadi (Iran) dhe “Hytti NRO 6” (Apartamenti nr.6) nga regjisori Juho Kuosmanen (Finlandë).

-Çmimi i Jurisë: “Le genou d’Ahed” (Gjuri i Ahedit) nga regjisori Nadav Lapid (Izrael) dhe “Memoria” (Kujtesa) nga regjisori Apichatpong Weerasethakul (Tajlandë).

-Çmimi “Regjisori më i mirë”: regjisori Leos Carax për “Annette” (Francë).

-Çmimi “Aktori më i mirë”: aktori amerikan Caleb Landry Jones në “Nitram”.

-Çmimi “Aktorja më e mirë”: aktorja norvegjeze Renate Reinsve në “Julie në 12 kapituj”.

-Çmimi i skenarit: regjisori Ryusuke Hamaguchi për “Drive my car” (Japoni).

-Kamera e Artë: “Murina”, nga regjisorja Antoneta Alamat Kusijanovic (Kroaci).

-Palma e Artë për filmin me metrazh të shkurtër: “Të gjithë korbat e botës” nga regjisorja Tang Yi (Hong Kong).

-Përmendje speciale për filmin e shkurtër: “Le ciel du mois d’août” (Qielli i gushtit) nga regjisorja Jasmin Tenucci (Brazil).