25
Tet
Fatmir Toçi, është një prej personazhëve publikë, një deputet i të majtës i cili ka tre vjet që ka shijuar ndjenjën e bukur të një pasardhësi, dhe vetëm para pak muaj, njëra prej vajzave e ka gëzuar sërisht me një mbeskë të vockël. I shkëptur një çast nga këto momente të ethshme të fushatës zgjedhore, ku z. Toçi është duke garuar në qarkun e Vlorës në zgjedhjet e 23 qershorit, ai sjellë në kujtesën e tij pikërisht çastet kur vajza e madhe e gëzoi me një pasardhës.
Toçi aktualisht jeni në prag fushate si po ndiheni?
I angazhuar dhe i motivuar më shumë se kurrë për të përcjellë te njerëzit deri në detaj programin qeverisës të forcës sonë politike, zbatimi i të cilit do të ndryshojë jetën e njerëzve dhe do ta fusë vendin në rrugën e zhvillimit dhe ndryshimeve të mëdha.
Di që prej pak kohësh ju jeni gëzuar me një pasardhës të ri në jeten tua j, si po ndiheni?
Ndihem i lumtur që nga dy vajzat e mëdha, Ermela dhe Majlinda, jam bërë prej kohësh gjysh me një nip, Edenin tashmë 3-vjeç dhe Naisen që po mbush 5 muaj nga dita e lindjes. Ndiesinë e mba jtjes në krah të fëmijës së fëmijës tënd mund ta shprehë vetëm ai që e ka provuar. Populli ka një fjalë të bukur për këtë rast dhe fëmijën e fëmijës e quan me plot të drejtë “Mjaltë i mjaltit”. Zor se mund të ketë gjetje më të bukur…
Sa kohë mundoheni të kaloni me nipin dhe mbesën?
Do të doja ta kaloja gjithë ditën me ta, por në fakt shumë pak, për shkak të punës që bëj dhe angazhimeve në një zonë të largët nga Tirana.Tani kam filluar ta kuptoj përse gjyshërit bëhen posesivë dhe me kujdes të tepruar për nipërit dhe mbesat e tyre edhe kur ata janë të rritur. Vajzat e mia, që tashmë janë bërë edhe ato prindër, besoj se më mirkuptojnë për angazhimet e mia dhe kohën e pakët që kaloj me të vegjelit. Shpresoj që kur të rriten Edeni dhe Naisa “të mos më dënojnë” pse si gjysh nuk kam ndenjtur sa duhet me ta.
Si e pritet la jmin që familja jua j do të shtohej me një krijesë të re dhe ju vetë personalisht?
Ardhja e një fëmije në jetë për këdo dhe kudo është një gëzim i madh që nuk mund të tregohet me fjalë. Zgjerohet familja, shtohet gjaku yt, shtohen angazhimet, ndryshon ritmi i jetës dhe në një farë mënyrë e gjithë jeta në familje gjallërohet dhe a jo qënie e vogël e sapoardhur në jetë i vë në një lëvizje të re të gjithë të tjerët.
Kur ky fëmijë mbërriti në jetë e kujtoni ku ishit dhe si u ndietë ne një moment të tillë?
Pas martesës së vajzave lindja e një fëmije ishte një ngjarje e pritshme. Kështu që unë, por edhe e gjithë familja ime jemi ndodhur pranë vajzave në momentet e lindjes. Të them të drejtën kanë qenë pritje torturuese plot ankth, minuta e orë që nuk mbaronin kurrë e përzier me një ndjenjë që, besoj, askush nuk mund ta përshkruajë me fjalë. Sidomos momenti kur mjeku gjinokolg apo asistentët e tij dalin nga salla me la jmin e mirë se çdo gjë shkoi në rregull. Rrallë më ka ndodhur si në ato çaste kur njeriu nuk di ç’të bëjë, si të sillet, ku ti mba jë duart…
Zakonisht është një lloj ndiesie kur prindi mëson se do të bëhet “gjysh” një lloj frike nga plakja, ju si e pritët?
Nuk do ta thoja një lloj frike, por një lloj përgjegjësie sigurisht. Të duket sikur je edhe ti përgjegjës për një krijesë të dlirë e të pafajshme që ka ardhur në jetë dhe ka nevoje edhe për praninë tënde në çdo çast. Edhe pse vajzat e mia, Ermela dhe Ma jlinda, tashmë në moshë madhore prej kohësh dhe të pavaruara në jetën e tyre me bashkëshortet e tyre ma kane hequr “këtë ngarkesë”, në çdo çast nuk më shqitet a jo ndjesia e merakut dhe e përgjëgjësisë që më shoqëron vazhdimisht dhe kudo që ndodhem.
Çfarë ka ndryshuar në jetën tuaj aktualisht?
Shumë gjëra, veçanërisht tani që jam i angazhuar në politikë. Gjithesesi pasioni dhe mendja ime mbeten te librat, botimet, takimet dhe ngjarjet kulturore, udhetimet, edhe pse këto të fundit janë bërë gjithnjë e më të rralla në këto 4 vitet e politikës.