To top
24 Mar

Fatmir Hysenbelliu Statusi im…

Jeta e re mes Majemit – Los Anxhelos-it dhe Tiranës

 


Rrëfehet djali i vetëm i
 manjatit të medias shqiptare…

 

Nga Anila Çuli

Ai padyshim është një ndër djemtë simpatik në kryeqytet, që zor të kalojë pa u vënë re. Vishet bukur dhe me stil, klasik, moder dhe casual, por dhe sportiv. Ka një stil unik të tijin, gjë që i pëlqen shumë, të jetë ndryshe nga të tjerët.
Bëhet fjalë për Fatmir Hysenbelliu, ose siç e thërrasin të afërmit Oni, djali i vetëm i biznesmenit të njohur Irfan Hysenbelliu, i cili njihet si manjat i medias shqiptare, (apo një Donald Trump shqiptar, siç e përkufizojnë miqtë e ngushtë, kjo për shumëllojshmërinë e bizneseve të tij mbi 12 të tillë).
Oni, është tepër korrekt. I qetë, i thjeshtë dhe ndryshon shumë nga bashkmoshatarët e tij në kryeqytet. Kjo për arsye edhe të kulturës së vendeve ku është rritur dhe edukuar.
Të bën përshtypje korrektësia dhe përgjegjshmëria në punë. Është vetëm 24 vjeç dhe qëndron në krye të bizneseve më të rëndësishme të familjes, pas të atit. Zv president i kompanisë së njohur “Hysenbelliu Group”, i njohur përveç të tjerash për gazetën më të madhe në Shqipëri dhe birrën më të kërkuar në treg e mjaft biznese të tjera të njohura…
Një përgjegjësi e madhe, që kërkon vëmendje dhe përkushtim. Ndaj Oni është një prej atyre të rinjve që nuk kalon shumë kohë kafeve, por takimeve lidhur për punë biznesesh, ndryshe nga shumë bashkmoshatarë të tij.
Veç këtyre është i njohur dhe për ushtrimin e sportit të futbollit brenda dhe jashtë vendit, por që në këto momente duket tejet i tërhequr…
Në një intervistë ekskluzive Oni tregon mbi fillimet e tij, studimet në Londër, rikthimin dhe menaxhimin e bizneseve në Tiranë, dhe zgjerimin e tyre në tregun ndërkombëtar, familjen e tij, lidhja e shumëpërfolur…, shopping, udhëtimet dhe kohën që kalon me miqtë e tij brenda dhe jashtë vendit…

oni-cover

Kush është Fatmir Hysenbelliu, si mund ta përshkruash veten për të gjithë ata që nuk ju njohin?
Atëherë Oni është një djalë shumë i thjeshtë. Pikë së pari mendoj që njeriu duhet të jetë i thjeshtë, pasi të gjithë jetojmë një cikël jete, e cila është në dorë të Zotit. Nuk ka lidhje nëse je i pasur, i varfër, i bukur ose jo, me rëndësi mbetet, të jesh një njeri i edukuar, i sjellshëm, të respektosh të tjerët si dhe të të ndjehesh i respektuar. Kam lindur në Tiranë. Im atë është me origjinë nga Skrapari, ndërsa mami nga Tirana.
Unë di se një kohë të mirë ju i jeni përkushtuar sportit dhe keni studiuar dhe jetuar jashtë. Mund të na tregoni më shumë për këtë periudhë të rëndësishme që le të themi i ka dhënë deri diku drejtim jetës suaj?


Po shumë e vërtet, futbolli është pasioni im më i madh, dhe si të tillë e kam nisur që në vogëli. Ndaj për të patur një karrierë të suksesshme në futboll si dhe për të marr një shkollim sa më të mirë, u shpërngula në Londër, duke filluar kështu shkollën e mesme, pasi atje kisha dhe motrën me bashkëshortin e saj. Kam luajtur në moshën 8-vjeçare në një ekip profesionist, ndërsa në moshën 15-vjeçare kam qenë golëshënuesi më i mirë. Fillimisht mendova se do të ishte shumë e lehtë, por ishte tejet e vështirë pasi kishin shumë kërkesa. Vitin e parë u fokusova tek shkolla, por pa lënë aspak mënjanë futbollin. Aty kam studiuar për menaxhim-biznesi dhe për fotografi. Më pas në universitet duhet të zgjidhja njërën nga këto degë, mirëpo meqë kam nuhatjen për biznes zgjodha pikërisht këtë degë. Im atë asokohe ka qenë në Austri, por ishte këmbëngulja dhe ambicia ime që të studioja jashtë.
Më pas ju u shpërngulët në Itali, ku hapat tuaj si futbollist morën një kthesë të rëndësishme, si ka qenë experienca juaj atje?
Kur isha në vit të dytë në fakultet më erdhi një ofertë për të luajtur në ekipin e Barit, i cili atëherë ishte ngjitur në serinë A. Kështu u shpërngula në Bari, ku dhe ndoqa studimet në degën që kisha nisur, pavarsisht se fokusi im kaloi tek futbolli.
Londra ka shënjuar në formimin tënd, ndërsa në Bari ke realizuar ëndrrën për të luajtur me ekipe të mëdha, çfarë do të vlerësonit në këto dy vende?
Bari është një nga 6 qytetet më të mëdha të Italisë, por sigurisht që zgjedhja ime do të ishte Londra. Bari shquhet për një gastronomi të gjerë, ndaj dhe furnizonte qytetet e tjera të mëdha në restorante, si në Milano apo qytete të tjera. Këtë gjë e kam shijuar shumë. Në këtë qytet kam jetuar 4 vjet dhe jam ndierë shumë mirë me jetesën atje. Por s’mund të thuash që duke provuar një gjë të caktuar në një qytet dhe ke njohur gjithë Italinë. Çdo qytet ka veçantinë e vet dhe mund të gjesh diçka ndryshe. Në Bari njerëzit janë më të ngrohtë se në Londër.

oni-3
Londra mbetet një qytet i adhuruar dhe tepër i pëlqyer. Çfarë ju mungon prej saj?

Nga Londra më mungojnë shumë gjëra. Atje ke shumë mundësi për të kaluar kohën e lirë, gjë që në Shqipëri mungojnë hapësirat e duhura për tu argëtuar të rinjtë, janë të njëjtat lokale, vende, njerëz… Në Londër çdo gjë është ndryshe, ushqimi, njerëzit, klima etj… Njohja me shumë kultura të huaja më ka kënaqur vërtet, pasi në Londër është e mbi populluar nga njerëz të huaj. Sigurisht që është dhe një qytet me mundësi të mëdha biznesi. Thonë që ushqimi anglez nuk është i shijshëm, mirëpo unë kam provuar restorantet e huaja dhe aty gatuhet shumë mirë. Në Londër kam jetuar në zonën e parë, ku ka jetar dhe këngëtarja Ammy Whinehouse, në një nga lagjet më të preferuara të Londrës.
Pas një investimi fizik e psikologjik duke ju përkushtuar dy fushave krejt të ndryshme por shumë të vështira, ju zgjidhni pikërisht të ktheheni në Shqipëri. Si erdhi ky vendim?
Në Shqipëri jam kthyer në janar të vitit 2013 me mendimin se do shkoja sërisht jashtë, mirëpo gjërat morën tjetër rrjedhë dhe mbeta këtu. Nuk kam dashur që këtu të luaj si futbollist profesionit pasi me keqardhje duhet të pranojmë se ka shumë gjëra që nuk shkojnë ashtu siç duhet. Duke filluar që nga rregullat, strukturë, pagesë, kushtet në të cilat stërviten futbollistët etj. Nuk kam gjetur atë që kam kërkuar. Gjithmonë kam dashur të luaj ose në ekipe të mëdha jashtë, jo në Shqipëri. Kush pandeh se është futbollist në Shqipëri, vetkënaqet kot.
Ndërkohë Oni, cilat janë angazhimet tuaja aktuale?
Aktualisht prej 2-vitesh jam Zv. President i “Hysenbelliu Group”, ku përfshihen mbi12 kompani të ndryshme, në të cilat im atë është 100% aksioner. Ndiehem me fat që im atë, si mua dhe si motrës na ka besuar dy role kaq të rëndësishmë. Shumica e prindërve zgjedhin që fëmijët e tyre ta fillojnë nga zero për t’i ndërtuar gjërat vet nga e para, ndërsa im atë ka zgjedhur këtë metodë që nga këtu ku jemi, ta çojmë ende lart e më lart. Për këtë i jam vërtet falenderues.
Babai juaj njihet tashmë si një nga biznesmenët më të suksesshëm në Tiranë, cfarë mendoni se keni trashëguar prej tij?

oni-1

Mendoj energjinë dhe nuhatjen në biznes. Im atë ka një nuhatje të mprehtë. Është njeriu që unë adhuroj më shumë. Më ka thënë, unë u bëra milionier, ti duhet të bëhesh bilioner dhe unë këtë mendoj ta realizoj jashtë Shqipërisë.

Thonë se pas një burri të suksesshëm fshihet një grua e fortë. Cili ka qenë roli i mamasë suaj në këtë rast?
Shumë e vërtet. Babai është shprehur se, meqë mami na ka mbështetur në ditët më të vështira, meriton tashmë të shijojë jetën e qetë dhe të jetë e lumtur. Ajo na ka dhënë një suport shpirtëror dhe moral kështu që ka patur një rol të rëndësishëm.
Gjithashtu dhe motra juaj, Fabiola, ka një rol të rëndësishëm, si janë marrëdhëniet tuaja?
Me motrën kam një raport shumë të ngushtë pasi kam jetuar me të dhe në Londër. Po ashtu dhe me bashkëshortin e saj kam një marrëdhënie shumë të mirë, pasi e konsideroj si shok. Bisedoj me të për shumë gjëra. Kur unë u largova nga Londra, si ai dhe si unë u mërzitëm shumë.
Si nis një ditë e juaja?
Zakonisht zgjohem në 7-30, për të ngrënë mëngjesin e për të zhvilluar më tej takimet në terren. Mbrëmjen e konsumoj në restorantin e familjes sonë, pastaj shkoj në palestër, një ritual i përditshëm i imi.

 


Birra “Korça” është një produkt që pëlqehet si nga shqiptarët, por dhe të huajt si po ecën?
Në fakt gjithmonë ka ecur shumë mirë. Tashmë kemi menduar të zgjerojmë kapacitetet pasi birra Korça preferohet shumë edhe jashtë vendit. Nuk është një birrë komerciale.
Më parë mu shprehët se bizneset tuaja do të donit t’i zgjeronit dhe në arenën ndërkombëtare në ç’vende dhe fusha mendoni se mund të aderoni?

Ne si familje po mendojmë në shtrijmë bizneset tona në Londër, Majemi dhe Los Anxhelos.
Po shohim në fushën e ndërtimit, birrarisë dhe hotelerisë, pra në këto tre fusha. Për gati një vit ose dy, mendoj se do të nisim. Verën mendoj se do ta kaloj në Shqipëri, pasi në pjesën e verës bizneset tona arrijnë kulmin. Mendoj se do të qëndroj mes Majemit dhe Los Anxhelos me trazit në Londër
oni-4

Ndërkohë ju njiheni për një djalë me stil në veshje, gjithmonë unik, klasik dhe modern, ku visheni?
Preferoj të vishem jashtë për të krijuar një stil timin, gjë që nuk është parë shumë. Kryesisht vishem me Balmain, Dior etj. Në Shqipëri nuk bëj shumë shopping pasi veshjet pothuajse janë të njëjta dhe shihen kudo, dhe cilësia nuk më pëlqën. Vetëm kur nuk gjej ndonjëherë gjërat që dua në shtëpi shkoj e bëj ndonjëherë blerje.
Ju i takoni atij grupi të rinjsh që njiheni tani me nga një shtresë e caktuar elitare, shpeshherë qëndroni në qendër të vemendjes edhe të medias, sa e ndjeni ju këtë?

Në Shqipëri e dija që më njihnin, por në Kosovë jo. Së fundmi isha atje për të udhëtuar me miqtë e mi për Krishtlindje, më bëri përshtypje sepse si femrat por edhe meshkujt më pyesin për karrierën time si futbollist, si më shkonin gjërat etj.
Ju keni qenë mjaft i përfolur edhe për një lidhjen tuaj me këngëtaren Anxhelina
 Hadërgjonaj në fakt cili është statusi juaj aktualisht për të gjitha ato vajza që ju simpatizojnë?
Kam patur një lidhje 4-vjeçare, e cila tashmë është një kapitull i mbyllur, por ruajmë raporte miqësore. Prej disa kohësh statusi im është “single”.
Cilat janë karakteristikat e femrave që të tërheqin më shumë si duhet të jetë ajo?
Sigurisht që hapi i parë është paraqitja e jashtme, por bësom që s’ka asnjë vlerë nëse nuk përmbushet me elementë të tjerë të karakterit. Më së shumti vlerësoj sinqeritetin, sjelljen, thjeshtësinë, të jetë e edukur dhe e shkolluar, si dhe të përshtatet me të gjitha klasat e njerëzve, jo me disa të jetë sjellshme e me një kategori tjetër jo.

(vijon e plote ne print…)