Nga Sava Sota
Ajo është një grua biznesmene e cila ka arritur t’ia dalë mbanë falë investimit të saj në fushën e parukerisë dhe estetikës, gjë për të cilën ka studiuar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Që në fëmijërinë e saj ajo ka spikatur për prirjet në art, duke mos hequr dorë asnjëherë nga pasioni më i madh, ai i pikturës. Evisin mund ta gjesh nga salloni i bukurisë duke u kujdesur me shumë delikates dhe përkushtim për klientet e saj, por edhe teksa qëndron ulur dhe merr qetësinë përballë telajos….Mirëpo krahas angazhimit të saj në biznes, Evisi na vjen në një rrëfim shumë të ngrohtë duke vënë theksin tek prioriteti më i madh i saj, familja….
Si ka lindur pasoni juaj i parukerisë?
Pasioni im i parukerisë ka lindur qysh herët në fëmijëri, kur unë në vend që të luaja me kukullat, i rregulloja ato. Por mund të them që kam një gen të trashëguar nga gjyshja, pasi ajo ka qenë rrobaqepëse, ndonëse sot quhen stiliste. Nëse s’do të isha bërë parukere-estetiske, jam e bindur që do të isha bërë stiliste, pasi puna me kreativitet gjithmonë më ka tërhequr. Unë kam mbaruar shkollën për parukeri, grim profesional dhe artistik,në Amerikë. Pasi mbarova shkollën, hapa biznesin tim, i cili qëlloi i suksesshëm. Kam rriskuar shumë, pasi kam qenë 19-vjeç, dhe ndërkohë kjo ishte një iniciativë e madhe dhe e guximshme. Asokohe nuk argëtohesha shume si bashkëmoshataret e mia, por tani që rikthehem pas në kohë, jam e lumtur që kjo gjë ja ka vlejtur. Po ashtu shtytje të madhe kisha nga tezja ime, pasi ajo më ka nxitur të bëhesha parukere. Kisha pak e shumë klientelën time duke filluar nga mikeshat e ngushta, nda kisha dhe siguri në vetvete.
Si ka qenë ecuria gjatë këtyre viteve?
Sigurisht që kanë qenë të vështira, pasi kam patur pasiguritë e mia, hapat e parë dhe se sa e zonja do të jem për ta mbajtur në këmbë këtë biznes, sepse është e lehtë ta hapësh por më e vështirë ta mbash. Atëherë ka patur vetëm tre parukeri private në Tiranë. Vërtet kam qenë shumë e re, por në të njëjtën kohë kam patur një guxim të frikshëm për të provuar aftësitë e mia.
Si shkon biznesi juaj ndërkohë që ndjehet një kohë krize?
Qëkur thua kohë krize dihet që bizneset kanë luhatjet e veta. Kur ke një kohë të gjatë në biznes ti krijon një klientelë stabël dhe duke qenë se këto I ke prej vitesh, ke një lloj sigurie, por prurjet e reja janë ato ku shikon ecurinë e biznesit tënd. Gjithmonë kam patur tendencën të fus teknologji të re në mënyrë që të përmirësoj sa më shumë shërbimin ndaj klientelës sime. Dua që të jem në koherencë me trend-et nga bota e estetikës, aq më tepër që I kam ruajtur dhe marrëdhëniet me personat me të cilët kam bashkëpunuar në Amerikë. Shpesh shkoj edhe nëpër seminare jashtë për të qenë prezente tek e reja në fushën e estetikës. Gjithashtu edhe në Shqipëri kanë filluar shumë të organizohen seminare, ku më së shumti pjesëmarrës janë fillestar. Nuk shoh të vijnë njerëz të kualifikuar, në mënyrë që edhe një profesionist të ketë çfarë të marr tek ata.
Sa e vështirë është të jesh në grua një biznes?
Është shumë e vështirë. Në momentin që ti prezantohesh si një biznesmene, si fillim të shohin si femër pastaj si biznesmene, ndërkohë që meshkujt janë më potent por absolutisht jo më të fuqishëm. Besoj se femrat një cilësi më shumë se mëshkujt, kanë forcën e mëndjes dhe intelektit, dhe kam përshtypjen që janë dhe shumë dominante. Megjithatë në Shqipëri tërhiqen nga meshkuj paruker, pasi në masë janë femrat dhe në pakicë meshkujt.
Kjo intrigon për të provuar një mashkull profesionist, ku disa kanë dëshirën për tu rregulluar nga ai, pasi mendojnë që do ta shohin me syrin e një mashkulli. Nuk jam kundra kësaj, por mendoj që vetëm një femër i kupton komplekset e një femre tjetër, duket mirë apo jo, është thikë me dy presa.
Sa ndikon bashkëshorti në biznesin tuaj?
Bashkëshorti më jep shumë nxitje. Për çdo proçes që unë mendoj të fus në salon ai është pro çdo nismëmarrje timen. Edhe pse nismat e mia shpeshherë janë të guximshme ai gjithmonë më jep kurajo. Kjo vjen për faktin se nuk ka dështuar asnjëherë në biznes. Jam ndjerë e sigurtë me mbështetjen e tij. Po ashtu ndihmesë të madhë ka dhënë prindërit e mi në edukimin e fëmijëve tanë. Në këtë mënyrë më kanë krijuar hapësirën dhe qetësinë që unë t’i përkushtohem shumë biznesit. Bashkëshorti im është i vecantë. Ne kemi qenë shokë shkolle, dhe në marrëdhënien tonë bashkëshortore kështu funksionon, së pari jemi shokë pastaj burrë e grua. Kam përshtypjen nuk do kishte funksionuar kaq mirë siç na ka funksionuar neve nëse s’do kishte qenë kështu. Gjithmonë më nxit me idetë e reja jo vetëm në parukeri por edhe në pikturë, duke më blerë telajo për të më parë teksa përqendrohem dhe marr qetësinë e duhur për të pikturuar. Është djali im i vogë Martin, ai i cili duket se ka trashëguar me genin e artistit ndërsa djali i madh Kristjan ka dorë për pikturë, por më shumë ka prirje në shkencat ekzakte.
Sa e vështirë është të jesh një femër biznesmene, bashkëshorte dhe nënë?
Është shumë e vështirë, por unë kam një shprehje timen që zotësi është t’i bësh të gjitha, pra të jesh një biznesmene e suksesshme, një bashkëshorte e mirë dhe një nënë e përkushtuar dhe një shoqe e mirë me shoqërinë. Unë jam rritur në një mjedis familjar ku kam qenë midis meshkujve më shumë, sepse kam qenë vajzë e vetme, dhe kjo më ka bërë që të jem energjike dhe mos të bie asnjëherë në monotoni. Unë gjithmonë dua të bëj diçka të re, ndryshe. Shpeshherë shoqëria më ngacmon për stilin tim të guximshëm në look, dhe unë u përgjigjem se mbase mund të mos jetë diçka shumë e bukur por është ndryshe dhe jo njësoj si gjithë të tjerët. Madje dua t’ju rrëfej një detaj nga dasma ime ku unë kam qenë një nuse ndryshe. Shoqet më thonin se nuk të imagjinojmë dot një nuse klasike pasi ti je natyrë e “çmendur”. Unë preferova që flokët ti kisha të shkurtra dhe nëpër kokë kam vendosur një tel bakri që e kam dizenjuar vet me gurë Sëarovski, dhe askush nuk e kuptonte se çfarë aksesori ishte ai. Nuk doja të isha një nuse e zakonshme, Ndërsa torta jonë ka qenë shumë e madhe ku ishtë një karrocë, shumë kukulla, një princ me një princeshë dhe një beb, që simbolizontë gjithë familjen tonë. Unë jam një ndër ato femrat e privilegjuara që sa shkoj në shtëpi jam e rrethuar nga meshkujt e jetës sime të cilët më përkëdhelin shumë. Bashkëshorti di të gatuaj shumë mirë dhe shpesh për këtë gjë ndjehem e lehtësuar, pavarsisht se edhe vet di të gatuaj, por kam orare më të zgjatura në punë. Fundjavave mundohem t’i kaloj me familjen ku bëhemi të katërt së bashku, ndonëse atëherë kam fluksin e punës, unë dua t’i përkushtohem atyre. Të qenurit nënë është një bekim nga Zoti, por është sa e bukur aq edhe e vështirë kur bëhet fjalë për netët pa gjumë, kujdesin e madh ndaj fëmijëve etj. Lodhjen me ta nuk e ndjen asnjëherë.
Si e shihni të ardhmen në biznes?
Gjithmonë kam qenë e mendimit të zgjerimit kapaciteteve në sallon, dhe dua që të sjell risitë nga fusha estetikës dhe parukërisë në Shqipëri, për t’i ofruar shërbim sa më të mirë klienteve të mia.Si ka qenë ecuria gjatë këtyre viteve?
Sigurisht që kanë qenë të vështira, pasi kam patur pasiguritë e mia, hapat e parë dhe se sa e zonja do të jem për ta mbajtur në këmbë këtë biznes, sepse është e lehtë ta hapësh por më e vështirë ta mbash. Atëherë ka patur vetëm tre parukeri private në Tiranë. Vërtet kam qenë shumë e re, por në të njëjtën kohë kam patur një guxim të frikshëm për të provuar aftësitë e mia.
Si shkon biznesi juaj ndërkohë që ndjehet një kohë krize?
Qëkur thua kohë krize dihet që bizneset kanë luhatjet e veta. Kur ke një kohë të gjatë në biznes ti krijon një klientelë stabël dhe duke qenë se këto I ke prej vitesh, ke një lloj sigurie, por prurjet e reja janë ato ku shikon ecurinë e biznesit tënd. Gjithmonë kam patur tendencën të fus teknologji të re në mënyrë që të përmirësoj sa më shumë shërbimin ndaj klientelës sime, siç ka qenë p.r.sh aplikimi i plazmës, acidit etj. Dua që të jem në koherencë me trend-et nga bota e estetikës, aq më tepër që I kam ruajtur dhe marrëdhëniet me personat me të cilët kam bashkëpunuar në Amerikë. Shpesh shkoj edhe nëpër seminare jashtë për të qenë prezente tek e reja në fushën e estetikës. Gjithashtu edhe në Shqipëri kanë filluar shumë të organizohen seminare, ku më së shumti pjesëmarrës janë fillestar. Nuk shoh të vijnë njerëz të kualifikuar, në mënyrë që edhe një profesionist të ketë çfarë të marr tek ata.
Sa e vështirë është të jesh në grua një biznes?
Është shumë e vështirë. Në momentin që ti prezantohesh si një biznesmene, si fillim të shohin si femër pastaj si biznesmene, ndërkohë që meshkujt janë më potent por absolutisht jo më të fuqishëm. Besoj se femrat një cilësi më shumë se mëshkujt, kanë forcën e mëndjes dhe intelektit, dhe kam përshtypjen që janë dhe shumë dominante. Megjithatë në Shqipëri tërhiqen nga meshkuj paruker, pasi në masë janë femrat dhe në pakicë meshkujt.
Kjo intrigon për të provuar një mashkull profesionist, ku disa kanë dëshirën për tu rregulluar nga ai, pasi mendojnë që do ta shohin me syrin e një mashkulli. Nuk jam kundra kësaj, por mendoj që vetëm një femër i kupton komplekset e një femre tjetër, duket mirë apo jo, është thikë me dy presa.
Sa ndikon bashkëshorti në biznesin tuaj?
Bashkëshorti më jep shumë nxitje. Për çdo proçes që unë mendoj të fus në salon ai është pro çdo nismëmarrje timen. Edhe pse nismat e mia shpeshherë janë të guximshme ai gjithmonë më jep kurajo. Kjo vjen për faktin se nuk ka dështuar asnjëherë në biznes. Jam ndjerë e sigurtë me mbështetjen e tij. Po ashtu ndihmesë të madhë ka dhënë prindërit e mi në edukimin e fëmijëve tanë. Në këtë mënyrë më kanë krijuar hapësirën dhe qetësinë që unë t’i përkushtohem shumë biznesit. Bashkëshorti im është i vecantë. Ne kemi qenë shokë shkolle, dhe në marrëdhënien tonë bashkëshortore kështu funksionon, së pari jemi shokë pastaj burrë e grua. Kam përshtypjen nuk do kishte funksionuar kaq mirë siç na ka funksionuar neve nëse s’do kishte qenë kështu. Gjithmonë më nxit me idetë e reja jo vetëm në parukeri por edhe në pikturë, duke më blerë telajo për të më parë teksa përqendrohem dhe marr qetësinë e duhur për të pikturuar. Është djali im i vogë Martin, ai i cili duket se ka trashëguar me genin e artistit ndërsa djali i madh Kristjan ka dorë për pikturë, por më shumë ka prirje në shkencat ekzakte.
Sa e vështirë është të jesh një femër biznesmene, bashkëshorte dhe nënë?
Është shumë e vështirë, por unë kam një shprehje timen që zotësi është t’i bësh të gjitha, pra të jesh një biznesmene e suksesshme, një bashkëshorte e mirë dhe një nënë e përkushtuar dhe një shoqe e mirë me shoqërinë. Unë jam rritur në një mjedis familjar ku kam qenë midis meshkujve më shumë, sepse kam qenë vajzë e vetme, dhe kjo më ka bërë që të jem energjike dhe mos të bie asnjëherë në monotoni. Unë gjithmonë dua të bëj diçka të re, ndryshe. Shpeshherë shoqëria më ngacmon për stilin tim të guximshëm në look, dhe unë u përgjigjem se mbase mund të mos jetë diçka shumë e bukur por është ndryshe dhe jo njësoj si gjithë të tjerët. Madje dua t’ju rrëfej një detaj nga dasma ime ku unë kam qenë një nuse ndryshe. Shoqet më thonin se nuk të imagjinojmë dot një nuse klasike pasi ti je natyrë e “çmendur”. Unë preferova që flokët ti kisha të shkurtra dhe nëpër kokë kam vendosur një tel bakri që e kam dizenjuar vet me gurë Sëarovski, dhe askush nuk e kuptonte se çfarë aksesori ishte ai. Nuk doja të isha një nuse e zakonshme, Ndërsa torta jonë ka qenë shumë e madhe ku ishtë një karrocë, shumë kukulla, një princ me një princeshë dhe një beb, që simbolizontë gjithë familjen tonë. Unë jam një ndër ato femrat e privilegjuara që sa shkoj në shtëpi jam e rrethuar nga meshkujt e jetës sime të cilët më përkëdhelin shumë. Bashkëshorti di të gatuaj shumë mirë dhe shpesh për këtë gjë ndjehem e lehtësuar, pavarsisht se edhe vet di të gatuaj, por kam orare më të zgjatura në punë. Fundjavave mundohem t’i kaloj me familjen ku bëhemi të katërt së bashku, ndonëse atëherë kam fluksin e punës, unë dua t’i përkushtohem atyre. Të qenurit nënë është një bekim nga Zoti, por është sa e bukur aq edhe e vështirë kur bëhet fjalë për netët pa gjumë, kujdesin e madh ndaj fëmijëve etj. Lodhjen me ta nuk e ndjen asnjëherë.
Si e shihni të ardhmen në biznes?
Gjithmonë kam qenë e mendimit të zgjerimit kapaciteteve në sallon, dhe dua që të sjell risitë nga fusha estetikës dhe parukërisë në Shqipëri, për t’i ofruar shërbim sa më të mirë klienteve të mia.