Shqipëria përfaqësohet sonte në Eurovizion, nga Albina Kelmendi. Kur kanë mbetur edhe pak orë para performancës përfaqësuesja e këtij viti e Shqipërisë, Albina Kelmendi iu është drejtuar publikut me një video nga Liverpooli.
Nën ethet dhe emocionet e ngjitjes në skenën e madhe të muzikës së festivalit, Albina edhe një herë ka kërkuar votën e shqiptarëve.
Në një prononcim për RTSh-në, ajo tha se sonte është momenti që të tregojmë sa zemërgjerë jemi teksa i ka falënderuar për mbështetjen e dhënë deri më tani.
“Të tregojmë që jemi familje e madhe” – Luizi kërkon mbështetje për Albinën dhe familjen Kelmendi në Eurovision
Vetëm 10-të shtete do të mund të kualifikohen për finalen e së shtunës teksa 10-të të tjera tashmë u përzgjodhën në gjysmëfinalen e parë.
Janë gjithashtu edhe gjashtë shtete të tjera që para-kualifikohen automatikisht për finalen e madhe, të cilat përbëhen nga fituesja e vitit të kaluar, Ukraina dhe vendet e “Big-5”: Franca, Gjermania, Italia, Spanja dhe Mbretëria e Bashkuar.