Princ Harry bëhet baba për herë të parë. Bashkëshortja e tij Meghan Markle ka sjellë në jetë një djalë. Lajmi u bë i ditur nga vete Pallati Mbreteror me anë të një njoftimi zyrtar ku shkruhej:
“Ne jemi të lumtur të njoftojmë se Lartësitë e tyre Mbretërore Duka dhe Dukesha e Sussexit mirëpritën fëmijën e tyre të parë në orët e para të mëngjesit, më 6 maj 2019. Djali i çiftit mbretëror peshon rreth 3.2 kg.
Dukesha dhe fëmija gëzojnë të dy shëndet të plotë dhe çifti falënderon publikun për emocionet dhe përkrahjen gjatë kësaj kohe shumë të veçantë në jetën e tyre. Më shumë detaje për lindjen do të publikohen në ditët e ardhshme”, thuhet në njoftimin zyrtar.
Sipas së përditshmes britanik, Daily Mail Harry është mjaft i lumtur nga ardhja në jetë i fëmijës së tij të parë. Ai i ka qëndruar pranë bashkëshortes së tij gjatë lindjes së djalit.
‘Jam shumë i lumtur t’ju njoftoj se mëngjesin e sotëm unë dhe Meghan u bëmë me djalë. Jam shumë krenar për bashkëshorten time. Ishte një eksperiencë e paharrueshme. Gjithashtu ju jemi shumë mirënjohësh dhe ju falenderojmë për mbështetjen që ka keni dhënë gjatë gjithë këtyre muajve”- ka thënë princ Harry.