Galeritë e arteve në Tiranë sa vijnë edhe pakësohen. Kjo falë dhe interesit dhe fitimit të tyre të paktë, interesit të ulët por dhe investimet në art mbeten, jo shumë në modë. Janë të paktët artëdashësit të cilët investojnë në art, qoftë në galeri, epo ashtu dhe në vepra art.
Në rrugën e Kavajës gjendet një galeri modeste, pak metra katrorë, por që kur futesh brenda vetja të duket si, në një oaz. Sheh vepra arti shumë të bukura dhe te larmishme. Nga më të ndryshmet, punime klasike, peisazhe, absatrakte, portete dhe mjaft zhanre të punuara me shumë kujdes dhe finese. Enkela Pashaj zotëron dhe drejton këtë mini galeri. Ndërsa bashkëshorti i saj, Sokol Pashaj, një artist në profesion, menaxhon dhe drejton galerinë e tyre, në zemër të Tiranës, pranë Pazarit të ri, në Rr. Hoxha Tahsim. Pas një eksperiencë në Itali, çifti Pashaj u vendosën në Tiranë prej shumë vitesh, ku duket se kanë gjetur veten në fushën e artit. Ata kanë krijuar klientelën e tyre, të cilët i duan dhe i vlerësojnë veprat e artit që gjenden në dy galeritë e familjes Pashaj. Enkela Pashajn, e cila tanimë është kthyer në një kritiziere e artit, e gjejmë pikërisht në galerinë e tyre në Rrugën e Kavajës.
Znj. Pashai ju dhe bashkëshorti juaj Sokol, menaxhoni galeritë tuaja, dy të tilla që prej 25 vitesh, këtu në Tiranë, mund të më thoni si jeni përfshirë në fushën e artit?
Bashkëshorti im Sokol Pashai është piktor. Ka mbaruar Akademinë e arteve për pikturë monumentale. Prej 25 vitesh ne kemi ndërtuar galeritë tona në Tiranë. Një në rrugën e Kavajës, dhe një tjetër, tek Rruga Hoxha Tahsim.
Mund të na thoni si kanë qenë fillimet tuaja? Gjatë këtyre viteve si ka shkuar interesi për pikturat?
Ne jemi kthyer nga Italia, në vitet 2000. Erdhëm me një motiv të qartë për tu marrë me art. Fillimi ishte pak i vështirë për arsye se linim dhe gjenim, jo një Shqipëri si sot. Kuptohet interesi nuk ishte si në Itali. Ne edhe në Itali kishim galerinë tonë. Bashkëshorti Sokoli është dekoruar nga Kryetari i Bashkisë në Bari, me motivacionin, për “Kontribute të Veçanta në Fushën e Artit”.
Cilat shtresa blejnë më shumë vepra arti dhe çfarë zhanri preferojnë?
Të gjitha shtresat sipas mundësve. I duan veprat e artit. Të gjitha zhanret e artit preferojnë, Që nga klasiket, abstraktet, portretet, peisazhet…
Po turistët e huaj çfarë pëlqejnë apo kërkojnë më shumë në galeritë tuaja?
Turistët preferojnë gjëra të vogla simbolike, me pamje nga vendi ynë. Cilët janë autorët që ju bashkpunoni pra që u ekspozoni punimet? Në të dyja galeritë tona gjenden vetëm punët e Sokolit, por tek-tuk edhe të ndonjë miku. Më shumë në galeri, punojmë me porosi, klientët kërkojnë gjëra specifike individuale. Ne punojmë shumë gjithashtu, edhe me arkitektë për arredime shpiash, hotelesh, baresh apo restorantesh. Sokoli realizon çdo lloj kërkese të klientit, akuarelet, portrete, peisazhe, piktura klasike, abstakte etj…
Si është të jetosh një jetë me një piktor-artist, ajo që shoh unë është, që ju jeni bërë një kritiziere e mirë, dhe një nuhatëse fine e artit të pikturës…
Me një artist jetohet bukur. Mëson shumë. Unë vet edhe pse nuk kam mbaruar artet menaxhoj shumë mire, galeritë dhe jam bërë një njohëse e mirë e artit.