To top
28 Dhj

Endri Klosi mes artit dhe fitnesit

 

Nga Sava Sota

Endri Klosi është një prej trajnierëve të njohur, të rinj në kryeqytet. Tejet elegantë, me një trup të palestruar Endriti  tregon mjaft kujdes për trupin e tij si në ushtrimin e palestrës ashtu edhe në të ushqyer. Është vendosur në palestrën “Gym Tirana” në zemër të Myslym Shyrit dhe trajnon pothuajse femrat e moshave të ndryshme. Tepër simpatik dhe i sjellshëm Endriti është i preferuari i vajzave në këtë palestër, ku ushtron zumba, aerobi, apo dhe ushtrime të ndryshme në Gym. Në këtë palestër ai u vjen në ndihmë, të interesuarve, me lëvizjet dhe këshillat e tij, hera herës sa të rrepta aq dhe të dobishme. Ajo që bie në sy që me takimin e parë me të, është kujdesi që ai tregon për veten, gjë që të bind që ai të jetë trajneri yt, ku ai nuk kursen këshillat dhe opinionet e tij për një trup të shëndetshëm dhe të rregullt.

“Njeriu gjatë rritjes ndryshon. Në këtë aspekt kam ndryshuar dhe unë. Dhe t’ju them të drejtën nuk kam qene tip sportivë”, shprehet Endriti për revistën Elite.

“Unë jam diplomuar në Akademinë e Arteve, si koreograf, por përtej pasionit si koreograf si pa e kuptuar e gjeta veten  në një pasion të ri që dita ditës, sa vjen dhe bëhet dhe më i fort gjithashtu të shndërrohet në një stil jete.

Foto: (Fany Aliko)

Gjithçka në jetën e njeriut është në funksion të trupit ndaj një kombinim i të gjithë komponentëve si ushqimi, puna aktivitetiv fizik, gjendia psikologjike ndikojnë në këtë aspekt ndaj do sygjeroja që çdo kush mundet të ketë një fizik të mirë duke pasur pak kujdes në këto komponent…

 

Por çfarë duhet të ketë parasysh çdo zonjë që ushtrohet në palestër?! Endriti ka disa këshilla edhe për ato të fiksuarat keq pas palestrës dhe dietave. “Më ndodh shpesh të përdor këtë shprehje me klientet e mia nqs nuk ushqehesh mire, mos me hajde në palestër :)) komponenti i parë është ushqimi më pas vjen palestra, ndaj të dyja bashkë është kombinimi më  i mirë që njeriu mund të arrijë rezultatet që kërkon…”

Pra marrja e kalorive dhe harhimi I tyre ngatë ushtruarit në palestër ka një rregullator. Kurrë nuk mund të marrësh më pak apo më shumë. “Kaloritë janë njësi e matjes për energjinë të cilën organizmi e merr nga ushqimet. 1.800 deri 2.000 kalori i plotësojnë nevojat ditore … Sasia e këshillueshme për femrat është rreth 2000 Kalori në ditë dhe për meshkujt rreth 2500 kalori. Megjithatë nuk duhet harruar se me rritjen e aktivitetit fizik rritet edhe kërkesa për kalori. Ndaj kur themi duhet të hamë shëndetshëm nuk do të thotë që organizmit të njeriut të mos përftoj kaloritë,  proteinat apo karboidratet që i nevojitet ndaj një njeri që ushtrohet duhet të ketë kujdes  që seanca stërvitore të jetë efektive”.

Gjat dimrit të gjithë abonuesit i ndëpresin abonimet në palestër kjo për shkak të uljeve të temperatures, apo të errësuarit me shpejt. Festave të shumta  apo dhe jo motivimi i duhur…Të gjithë kujtohen të vijnë në gym me ardhjen e pranverës dhe ardhjes së plazhit  dhe kërkojnë rezultate të menjëhershme  ndaj do thoja të gjithëve ta kthejn palestrën në një stil jete,  jo vetëm pranverë, verë por gjatë gjithë vitit!

Jo çdo njeri ka shumë kohë të lirë në dispozicion për palestër. Idealja do të ishte që çdonjëri nga ne të ushtrohej përditë, por le të themi që edhe minimumi tre herë në javë do të ishte shumë mirë. Çfarëdolloj stërvitje do të ishte shumë e mirë, sipas qëllimeve që i keni vënë vetes.

Trupat e njerëzve janë të ndryshëm dhe reagojnë në mënyra jo të njëjta, për më tepër dhe qëllimet nuk janë të njëjta, ndaj dhe programet për çdo individ  zgjasin në minutazhe të ndryshëm kohor..

Por çfarë ndodh me kalimin e viteve… Individë të ndryshëm ankohen se me kalimin e viteve nuk hanë aq shumë dhe sërisht shtojnë në peshë. Kjo varet dhe nga jeta sendetare që bëjnë, lëvizjet e kufizuara në këmbë apo dhe faktorë të tjerë.

“Metabolizmi yt ndryshon. Përveçse djeg më pak kalori, ndihesh më shpesh i lodhur dhe e ndjen më shpejt atë. Zemra jote stërmundohet më shumë dhe mushkëritë e tua thithin më pak oksigjen krahasuar më pare”. Ndaj gjithsecili duhet të ketë sa më shumë kujdes shton Endriti në mënyrën e të jetuarit dhe kujdesit që gjithsecili duhet të tregojë kujdes.

“Përveç rritjes së masës së dhjamit, humbjes së masës muskulare, dëmtimit të metabolizmit, gjithsesili mund të rrezikojë të vuajë, nga tensioni i lartë arterial, kolesteroli i lartë, diabeti,  pagjumësia dhe depresioni.