Sot pasdite, në orën 17:00 do të mblidhet kryesia e Partisë Socialiste për zgjedhjen e kandidaturës për president. Në cilësinë e Sekretarit të Përgjithshëm të PS-së, bëri me dije se sot pasdite do të prezantohet edhe publikisht emri i kandidatit për president. “Ia lamë opozitës se si do ta formatonin grupin negociator për të dalë me një apo disa kandidatë, fatkeqësisht preferuan rrugën e konfrontimit para mediave.
Është një shans i humbur nga opozita.
Emri i presidentit do të diskutohet sot në kryesi. Natyrshëm është marrë mendimi i deputetëve për të krijuar kontrastin aq të nevojshëm për presidentin mbi palët. Emri do t`i kalojë grupit parlamentar për një diskutim sërish dhe besoj se së shpejti do të vendoset.
Bëni durim. Sot pasdite do ta mësoni edhe kandidatin. Do të jetë shumë dinjitoz që do ta bëjë siç duhet punën e presidentit. Jo si modeli që keni parë gjithë këto vite”, tha Gjiknuri.