Ne shtator pritet te krijohet kabineti i ri qeveritar. Duke ju referuar burimeve të ndryshme të besuara pranë Edi Ramës media te ndryshme phojne një listë me 15 emra, të cilët sipas tyre do të përbëjnë kabinetin e ri të Ramës, në Shtator.
Gjithashtu burimet te ndryshme thonë, se do të ketë edhe një ristrukturim të qeverisë nëpërmjet bashkimit të disa ministrive aktuale dhe ndryshimit të mënyrës së funksionimit të disa agjencive në varësi të kryeministrit. Ja shkrimi i plotë dhe emrat e ministrave të rinj:
Edi Rama ka plot 77 deputetë që votojnë çka ndërmend të ndryshojë për strukturën e re të qeverisë. Por burime të besuara tregojnë se kryeministri Rama ka në plan të ndryshojë mënyrën e strukturës së ministrive.
Ndaj po përgatit me Fatmir Xhafën, njeriu ekspert për ligjet, projektet për ndryshimin e ministrive. Disa bashkohen në një ministri më të madhe sië ka në plan të ndryshojë krejt mënyrën e funksionimit të agjencive dhe institucioneve nën varësinë e qeverisë.
Qeveria e re, e cila po strukturohet për në shtator:
1-Edi Rama, Kryeministër
2-Saimir Tahiri, zv/kryeministër
3-Arben Ahmetaj, ministër Ekonomisë dhe Financave
4-Fatmir Xhafa, ministër i Brendshëm
5-Veton Surroi, ministër i Jashtëm dhe Integrimit
6-Pandeli Majko, ministër i Mbrojtjes
7- Olta Xhacka, ministre Mirëqenies Sociale, Rinisë Edhe emigrantëve
8-Halim Kosova, ministër i Shëndetësisë
9-Vasilika Hysi, ministre e Drejtësisë
10-Erion Braçe, ministër Bujqësisë dhe Mjedisit
11-Taulant Balla, ministër i Transporteve
12-Ervin Bushati, ministër i Turizmit dhe Territorit
13-Damian Gjiknuri, ministër Energjitikës
14-Fidel Ylli, ministër i sporteve
15-Elisa Spiropali, ministre e arsimit dhe kulturës
Mësohet se ka debate në grupin e punës nëse duhet një ministri e vetme për emigracionin që të merret direkt me emigrantët për hallet e tyre, por edhe për t’i regjistruar në mënyrë që në zgjedhjet e vitit 2021 të votojnë për zgjedhjet parlamentare.