To top
1 Gus

Elona Gjebrea Hoxha: Midis shkencës dhe politikës

Foto nga Sonny K. Elson. Në kopertinë Elona Gjebrea Hoxha me dy vajzat, Fiona dhe Livia.

Elona Gjebrea Hoxha, një doktore shkencash, qëndroi në postin e zv- Ministres së Brendshme për tre vite e gjysëm, aktualisht kryeson listën e kandidatëve për deputete të së majtës për  Tiranën. Nënë e dy vajzave të rritura, bashkëshorte dhe një grua në karrierë, Elona Gjebrea Hoxha vjen në një rrëfim të veçantë të jetës dhe karrierës  së saj…

Nga Anila Çuli

Elona Gjebrea Hoxha pritet të jetë një ndër deputetet e reja në Parlamentin Shqiptar.  Aktualisht  qëndron në krye të listës për deputete në zgjedhjet e ardhshme, për Partinë Socialiste. Një vlerësim ky i bërë nga vetë Kryeministri i vendit Z. Edi Rama, listim që surprizoi jo vetëm Elonën dhe socialistët, por dhe kampin djathtas. Elona një biologe në profesion e cila vjen nga shoqëria civile, gëzon një reputacion dhe vlerësim të madh jo vetëm tek socialistët por dhe tek mbarë qytetarët. Bijë e dy mjekëve në kryeqytet, nënë e dy vajzave të rritura studente, bashkëshorte dhe një mike e mirë për ata që e njohin nga afër, Elona ka nisur sfidat e saj që duhet thënë janë shumë të vështira, e ku kërkojnë mjaft impenjim dhe këmbëngulje…

E ndërsa prej pak ditësh Elona ka lënë zyrat e Ministrisë së Brendshme, dhe i është drejtuar terrenit nga ku po vijon fushatën për zonën e saj elektorale. Cdo ditë takohet dhe njihet me njerëzit dhe problemet e tyre. Ne jemi munduar ta shkëpusim disi nga dita e saj tejet e ngeshur që nis herët dhe mbyllet në orët e vona të mbrëmjes…

Për të gjithë ata që nuk ju njohin ju në profesion jeni një biologe e tanimë e  përfshirë në politikë mund të na thoni cila ka qenë eksperienca juaj profesionale përpara se të vendoseshit në politikë?

Unë jam vajzë e dy mjekëve dhe vij nga një familje me përbërje të shumë mjekëve. Gjyshi im, Jorgji Karamitri, është mjeku i vetëm dëshmor dhe spitali i Shkodrës ka patur emrin e tij për shumë vite. Kam pasion shkencat natyrore dhe jam e vetmja aerobiologe në vend. Disiplinë që merret me faktorët biologjikë që ndikojnë në sëmundjet alergjike dhe astmen. Është një shembull shumë i bukur për lidhjen midis shkencave biologjike dhe atyre mjekësore. Kam studiuar fillimisht në Suedi dhe më pas në Mbretërinë e Bashkuar, për  studimet doktorale ku kam marre dhe titullin Doktore e Shkencave në vitin 2008. Kam dhe një eskperiencë  të gjatë në mësimdhënie në disa universite.

Prej tri vitesh e gjysëm u gjendët në postin e Zv -Ministres në Ministrinë e Brendshme, një punë e ngjeshur, aktivitete të shumta sfida, si qe kjo eksperiencë për ju?

 

Ka qene experiencë e jashtëzakonshme këto tre vjet e gjysëm. Një post që kërkon përgjegjësi dhe angazhim maksimal. Mendoj që është një hap i rëndësishëm në karrierën time dhe mundësi për të kontribuar në thellimin e reformave të nisura nga Qeveria Rama. Një mundësi unike për të kontribuar për vendin tënd por dhe për një çështje kaq delikate siç është çështja kundër trafikimit të personave.

Një kohë të konsiderueshme ju punuat dhe me  ministrin Saimir Tahiri tejet i përfolur pozitivisht por dhe negativisht, ju vetë si do ta cilësoni këtë eksperiencë pune me ish Ministrin Z. Saimir Tahiri çfarë do të vlerësoni nga ky bushkpunim?

Ka qene një bashkçpunim i shkëlqyer, pune në grup dhe në harmoni. E vlersoj shumë këtë mbështetje dhe bashkëpunim që mendoj se ka dhënë frytet e veta. Delegimi i punëve, besimi tek bashkpunëtorët ka qenë një tipar dallues i Ministrit Tahiri.

Cilat janë arritjet tuaja që mundët të realizoni në këto tri vite si Ministri e Brendshme?

Nxjerrja e Shqipërisë nga lista e zezë ( kategoria Lista 2 e vendeve në vëzhgim) dhe renditja në kategorinë 2 në vitin 2014. Kjo renditje që ne arritëm ishte shumë e rëndësishme pasi nëse do të pozicionoheshim në të njëjtën renditje si në 2013 do kishim shumë pasoja përfshirë dhe kufizimin e mbështetjes financiare që USA jep për Shqipërinë.

Rivitalizimi i gjithë strukturave antitrafik në nivel Kombëtar, hapja e linjës kombëtare pa pagesë 116006, pajisja me karta shëndeti falas për viktimat e trafikimit, fushatat kombëtare të ndërgjegjësimit kundër këtij fenomeni dhe shpallja e muajit Tetor si muaji i luftës kundër trafikimit, rritja e bashkëpunimit midis policisë dhe prokurorisë dhe si rrjedhojë rritja e referimeve nga policia dhe rritja e dënimeve nga Gjykata e Krimeve të Rënda. Mbështetja e OJF që ofrojnë shërbime për VT nga shteti ( vetëm vitin e fundit janë mbështetur 24 punonjës sociale për OJF për të punuar me identifikime rastesh), ngritja e qendrave të lëvisshme për të identifikuar fëmijët në situatë rrugë dhe një bashkëpunim shumë i mirë me strukturat shtetërore përgjegjëse si Ministria e Punës dhe Mirëqenies, Shërbimi Socialë, Ministria e Arsimit, Shëndetësisë etj.

Kemi tashmë një strategji kombëtare kundër trafikimit të personave dhe një strategji rintegrimi. Kemi mbështetur shumë VT në përpjekjen e tyre për rintegrim përmes kurseve të arsimit profesional, skemave të vogla të biznesit etj. Së fundmi dhe përfshirja në kurrikulat e arsimit parauniversitar, çështje e trafikimit të personave.

Nuk dëshiroj të harroj fuqizimin e bashkëpunimit ndërkombëtar dhe nënshkrimin e marrëveshjeve të rëndësishme në fushën e TP si ajo me Mbretërine e Bashkuar, Malin e ZI, Kosovën etj.

Ka gjithnjë vend për përmirësime, për të bërë përpara, çfarë mendoni se do të jetë emergjente në vitet e ardhshme që duhet drejtuar vëmendja?

Më shumë mbështetje për VT dhe strehëzat që ofrojnë mbështetje, punë me grupet vulnerable, fuqizimi i bashkëpunimit me vendet fqinje sidomos me UK, kuadër ligjor me i plotë për mosdiskriminin e viktimës dhe me shumë të drejta në proçesin ligjor etj. Pa harruar punen per parandalim sidomos me grupet vulnerable dhe një strategji gjithëpërfshirëse në këtë drejtim.

 

Ju njëkohësisht qëndruat  dhe Kordinatore Kombëtare për Luftën Kundër Trafikimit të Qënieve Njerëzore si është kjo situate tek ne?

Mund të them me bindje që trafikimi i personave është një ccështje që është konsideruar si prioritet i qeverisë dhe i MPB. Është një problem në ulje ku dhe shifrat flasin vetë por që duhet konsideruar si i rëndësishëm që të gjitha hallkat e sistemit të funksionojnë që situata të mbahet në kontroll. Kërkon një kordinim të shumë hallkave që përfshijnë struktura të pushtetit qëndror, lokal, OJF, organizata ndërkombetare brenda vendit dhe po aq kordinim të mirë në rrafshin ndërkombetar. Mendoj që ja kemi dalë dhe rezultatet flasin vetë, por që kërkon angazhim rigoroz që të kemi një vazhdimësi në këtë drejtim.

Ju vinit nga fusha akademike, befas ju pamë të përfshirë në politikë në një pozicion të tillë mund të më thoni si u ndietë kur Kyreministri i vendit Z. Edi Rama ju besoi këtë detyrë?

 

Sigurisht që jam ndierë shumë shumë e vlerësuar për besimin e kryeministrit, për pozicionin e zv. Ministres së Punëve të Brendshme,  por pse ta fsheh dhe e surprizuar. Mendoj që tani që shoh prapa e them me bindje që kam bërë zgjedhjen e duhur dhe për mua ka qenë një experiencë unike dhe e pakrahasueshme puna në keto 3 vite e gjysmë në MPB.

(Elona Gjebrea Hoxha me familjen)
Përse mendoni se Kryeministri ua besoi këtë pozicion çfarë vlerësoi nëse keni mundur ta zbuloni?

Besoj që angazhimi im në shoqërinë civile dhe ndërthurja e këtij angazhimi me pjesën akademike ka luajtur rol. Fakti që kam punuar me projekte në fushën e barazisë gjinore dhe trafikimit dhe ajo ka ndikuar.

Patët hezitim në pranimin e saj?

Në fillim intuita ime anonte tek përgjigjia negative. Gjithsesi brenda ditës e rimendova propozimin dhe pranova që të jem pjesë e kabinetit qeveritar, “Rama”. Jam e bindur që mora vendimin e duhur dhe besoj do e kisha pengun e jetës nëse nuk do të kisha pranuar.

Si do ta përkufizoni qeverisjen e të majtës në këto katër vite?

Një qeveri e suksesshme që ndërmorri reforma të rëndësishme, të vështira por,  e domozdoshme për vendin. Kemi bërë shumë por sigurisht përgjatë kësaj rruge disa gjëra mund të ishin bërë më mirë. Sikurse dhe Kryeministri Rama tha në Kongresin e PS: “Ndjese për ato çfarë nuk kemi arritur të bëjmë”.

Po opozita si ka qenë qëndrimi i saj sipas jush a ka funksionuar opozita si duhet, thuhet që një opozitë e fortë ndihmon dhe në mirëqeverisje?

Mendoj që një opozitë e bën punën e saj kryesore në Kuvend dhe përsa kohë ka bërë oponencë aty ka ndihmuar në disa raste. Ndiej keqardhje për diskursin politik dhe gjuhën agresive të perdorur dhe jam kundër çdo lloj fyerje publike dhe gjuhe të papërshtatshme të përdorur jo rralle nga opozita për maxhorancën. Uroj që të gjendet një zgjidhje dhe të kemi mundesi të shkojmë bashkë në zgjedhjet e 25 qershorit.