Vizitat e Elia Zaharia Lekës në Paris janë të shpeshta por nëse deri dje ka shkuar për t’u çlodhur, këtë herë ka qenë për një arsye shumë të rëndësishme! E ftuar nga Best Awards, Zaharia ka marrë çmimin Best, në edicionin e 40-të të këtyre çmimeve! Ja çfarë shkruan vetë aktorja…
“Duke marrë çmimin Best në edicionin e 40 të Best Awards në Paris ☺. Personaliteti i parë shqiptar që ka marrë këtë çmim ka qenë Nënë Tereza. Në këtë 40 vjetor disa nga personalitetet e tjerë qe iu akordua ishin Marisa Berenson, Clotilde Coureau, Pamela Anderson, Melissa George, Lola Karimova, David Ginola etj.
Dhe sigurisht në raste të këtij niveli prezantimi, një nga qëllimet kryesore është promovimi i vendit në të gjitha dimensionet. Ndaj falenderoj stilisten Blerina Kllokoqi Rugova per këtë fustan mbrëmjeje të mrekullueshëm”, shkruan Elia Zaharia.