To top
14 Tet

Fejohen zyrtarisht Armina Mevlani dhe Shkëlzen Berisha, detajet nga ceremonia private

Historia e tyre e dashurisë është ndër më të komentuarat dhe ceremonia e martesës sigurisht do të ketë një interes të madh. Armina Mevlani dhe Shkëlzen Berisha kanë organizuar më datë 14 tetor një ceremoni fejese zyrtare në kryeqytet duke festuar me prindërit, familjarët më të afërt dhe 3 miqtë më të ngushtë të tyre. Fejesa e çon lidhjen në një tjetër nivel dhe Armina me Shkëlzenin janë më të vendosur se kurrë për të qenë bashkë. Fillimisht Shkëlzeni i propozoi Arminës më datë 23 tetor të vitit 2016, pra dy vite më parë në një stol në një prej kështjellave në liqenin e Como-s. Ky vend do të ketë gjithmonë një kujtim të rëndësishëm për lidhjen e tyre, siç dhe është shprehur vet Armina. E ndërsa sot ajo ka zbuluar dhe veshjen e saj, nje fustan dhurate nga “Dolce & Gabbana” per nje dite kaq speciale. Duket mjaft  bukur, elegante  dhe e këndshme, nje fustan i gjate, tejet elegante, me lule te medha. Si gjithmone Armina nuk gabon ne look. Ne insta story ajo ka publikuar shume pak foto, e ndersa ka shkruar: “Special Day”.

 

Fejesa u organiza nga Class Events, e cila ka bërë të mundur dhe publikimin e fotove e para.

Në fotot e siguruara nga “rrjetet sociale”, shihet edhe ish-kryeministri i vendit Sali Berisha dhe bashkëshortja e tij teksa po shkojnë në ceremoni. Zonja Berisha dallon me veshjen e saj plot sharm dhe stil.