Ajo është një ndër personazhet më të dashur në Mbretërinë e Bashkuar e cila gjithmonë ndodhet pranë popullit për çdo nevojë.
Së fundmi Kate Middleton ka bërë një gjest që ka prekur zemrat e të gjithëve dhe menjëherë është bërë kryefjala e lajmeve në median vizive dhe atë të shkruar.
Ajo ka dhuruar flokët e saj 17 cm për bamirësi. Flokët e saj i shkuan organizatës bamirëse “Little Princess Trust” me të cilat do të krijohen paruke për fëmijët që vuajnë nga kanceri.