To top
20 Jan

Donald Trump mban fjalimin e parë si president: Epoka e artë e Amerikës filloi tani

Në fjalimin e tij të parë si President i 47-të i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump shpalli fillimin e një “epoke të artë” për Amerikën, duke premtuar rikthimin e fuqisë, sigurisë dhe prosperitetit kombëtar.

Ai u zotua të vendosë Amerikën në radhë të parë, të forcojë kufijtë dhe të ndryshojë perceptimin ndërkombëtar për vendin. Trump theksoi rëndësinë e rikthimit të rendit dhe drejtësisë, duke përmendur protesta si ajo në Kapitol dhe premtimin për të përmirësuar sistemin shëndetësor dhe arsimor.

Ai shpalli menjëherë emergjencën e parë për kufirin me Meksikën dhe paralajmëroi ndryshime të mëdha në politikën energjetike dhe ushtarake. Në fund, ai garantoi lirinë e fjalës dhe barazinë për të gjithë qytetarët, që sipas tij deri më tani ka qenë inekzistente.

“Epoka e artë do të fillojë në këto momente. Do të fitojmë respektin në të gjithë botën, nuk do të leojojmë që të merret asnje avantazh gjatë qeverisjes time. Unë si president do të vendos Amerikën të parën. Siguria do të rikthehet, madje edhe armatimi. Do të krijojmë një shtet që do të ketë prosperitet. Amerika shumë shpejt do të jetë më e mirë, më e fortë dhe më e jashtëzakonshme.

Amerika përballet në një opinion jo shumë të besueshëm për qytetarët, por që do mundohemi t’a ndyshojmë këtë gjë. Është momenti për t’i dhënë një barrierë të gjithë të sëmurëve që kanë krijuar një mungësë qetësie në shtet. Të rikthejmë qetësinë. Njerëzit që janë keqtrajtuar, si ato në protestën e Kapitol. Kemi një shëndet shëndetësor që është më i shtrenjti në botë, madje një sistem shkollor për t’u turpëruar dhe kjo gjë do të ndryshojë nga sot.

Ka pasur shumë zhvillime dhe është momenti që të rikthejmë qetësinë. Nga ky moment refuzimi i Amerikës ka marrë fund. Ata të cilët janë pjesë e sistemit. Unë shpëtova prej një atentati. Do të punojmë për të menaxhuar cdo krizë me dijnitet, do rikthejmë shpresën dhe idetë. Është shpresa ime që kjo përzgjedhje do të mbahet mend më së shumti, në të gjitha presidencat e viteve të fundit. Një vullnet i jashtëzakonshëm, çdo gjë që do të bëjmë do drejtohet nga ekselenca, por nuk do të harrojmë Kushtetutën dhe Zotin tonë.

Sot do të deklarojë emergjencën e parë, për kufirin me Meksikën. Do të dërgoj fuqi në kufi për të ndaluar zaptimin e shtetit tonë. Do të vendos edhe emergjencën e energjisë elektrike. Ka ardhur momenti që ta cojmë në majë, dhe të eksportojmë energjinë elektrike ashtu sic e meritojmë. Do të ndërtojmë nga e para të gjithë sistemin, duke mos pasuruar shtetet e tjera, por shtetin tonë. Ëndrra Amerikane do të rikthehet sërish dhe do të shkëlqejë, do të këtë më shumë efiçencë. Do të jap fjalën e lirë përsëri qytetarëve duke firmosur lirinë e fjalës. Nuk do të lejojmë që të ndodhë sërish diferencim, pasi do të kthejmë barazinë.

Do të rikthejmë edhe njëhërë sistemin e bazuar te merita, në gjini  dhe barazinë mes femrave dhe meshkujve.  Nuk do të përdorim kurrë pushtetin për të luftuar kundërshtarin nuk do ndodhë kurrë në lidershipin tim. Do të kthejmë ligjin dhe rendin. Do të forcojmë një shoqëri që i jep fund racizmit dhe bazohet te merita. Nga sot do të kemi parasysh, do të kemi dy gjini mashkull dhe femër

Do të rikthejë në pozicionet ushtarake të gjithë ata që kanë refuzuar të vaksinohen me vaksinën Covid. Unë dua që të më quajnë paqekrijuese. Pengjet izraelite janë rikther sërish pranë familjeve të tyre. Marrëveshja me Panamanë është prishur, por ne do të rimarrim kontrollin e kanalit të Panamasë. Do të ngremë flaumrin tonë në horizonte të reja, madje edhe drejt Marsit. Unë jam me ju, për ju dhe unë do të fitojë si asnjëherë më parë. Zoti e bekoftë Amerikën”, tha Trump.