Beteja e divorcit midis Kevin Costner dhe Christine Baumgartner është ndezur gjatë javëve të fundit – dhe mund të përkeqësohet.
Baumgartner, 49 vjeçe, bëri kërkesë për divorc nga aktori i Yelloëstone , 68 vjeç, në maj pas 19 vitesh martesë. Një muaj më vonë, ndarja e tyre është bërë e zhurmshme, me Costner që pretendon se Baumgartner po refuzon të largohet nga shtëpia e tyre e përbashkët. Në dokumentet e gjykatës, Costner thekson se marrëveshja paramartesore e dyshes thotë se Baumgartner kishte 30 ditë për t’u larguar nga shtëpia nëse dorëzonte dokumentet për divorc.
Costner akuzoi gjithashtu Baumgartner për përdorimin e kartës së tij të kreditit për të financuar shpenzimet e divorcit pa dijeninë e tij.
“Kjo mund të jetë një betejë e ashpër gjyqësore,” thotë një burim për mediat . “Kevin është një njeri kokëfortë deri në kockë.”
Një burim tjetër thotë se Baumgartner mendon se është Costner ai duhet të largohet nga shtëpia. “Christine mendon se është ai që duhet të shkojë. Ajo është shumë e zemëruar me Kevinin sepse ai vendos punën përpara familjes.”
Baumgartner deklaron se ish-i i saj nuk ka të drejtë “ligjore” për ta larguar nga shtëpia . “Urdhri kërkon të dëbojë Christine dhe tre fëmijët e tyre nga shtëpia ku fëmijët kanë jetuar gjatë gjithë jetës së tyre,” shkroi John Rydell , avokati i Baumgartner, në dokumentet e gjykatës. “Baza ligjore për kërkesën e Kevinit për të dëbuar gruan dhe fëmijët e tij nga shtëpia e tyre nuk ekziston.”