Mbretëresha dhe William e Kate ishin ndër të parët që e uruan çiftin Harry-Meghan për lindjen e vajzës.
Kate i dërgoi një dhuratë që ende s’dihet çfarë është. Edhe Elizabeth i nisi një dhuratë gjithashtu. Kjo e fundit zgjodhi një degë ulliri, si një ftesë për paqe e për rikthim në familje.
Dega e ullirit simbolizon vendosjen e paqes dhe Elizabeth e hodhi hapin e para. Ose ndoshta e hodhi Harry që i vuri vajzës emrin e saj, Lilibet Diana.
Kohët e fundit marrëdhëniet e Harry-t me familjarët kanë qenë të tensionuara. Ku i dihet ndoshta pushimet e verës mund t`i bëjnë të gjithë bashkë.