Ajo do të jetë gjithmonë ‘Jenny from the block’, por ajo po kërkon të ndryshojë emrin. Kur Jennifer Lopez bëri kërkesë për divorc nga bashkëshorti Ben Affleck më 20 gusht, çdo dokument detajonte një kërkesë specifike.

J.Lo – ose, siç quhet aktualisht ligjërisht, Jennifer Lynn Affleck – zyrtarisht kërkoi që emri i saj t’i rikthehej Jennifer Lynn Lopez, sipas dokumenteve të siguruara nga E!News.

Përveç ndryshimit të emrit, aktorja i kërkoi shtetit t’i mohonte asaj dhe Benit mundësinë për të mbledhur mbështetje bashkëshortore. Çifti, sipas një burimi të NBC News pranë Jennifer-it, nuk kishte një marrëveshje paramartesore, që do të thotë se paratë e fituara nga çifti që nga martesa e tyre në korrik 2022 në Las Vegas konsiderohen pronë e komunitetit.

Deklarata e J.Lo – e cila erdhi saktësisht dy vjet pas ceremonisë së tyre të martesës- rendit “dallimet e papajtueshme” si arsyen e ndarjes.

Lajmi për ndarjen e çiftit u shfaq pas muajsh spekulimesh që filluan në Met Gala 2024 në maj. Dhe dokumentet e gjykatës së Jennifer duket se konfirmojnë ato thashetheme.