Një deputet australian i partisë konservatore në qeveri i propozoi partnerit të tij për martesë, në sallën e parlamentit, menjëherë pas prezantimit në Kuvend të projektligjit që legalizon martesat mes homoseksualëve. Tim Uilson, i cili sipas mediave është i fejuar prej nëntë vitesh me Ryan Bolger, u përlot kur falenderoi partnerin e tij pasi kishte duruar debate të gjata për martesën mes njerëzve të të njëjtës gjini.
Deputeti 37-vjeçar u shpreh se në fjalimin e parë e kishte përfaqësuar lidhjen mes tyre me një unazë që të dy mbajnë në dorën e majtë ndërsa tani mbetej vetëm një gjë për t’u bërë. Rajan Patrik Bolger, do të martohesh me mua? Partneri i tij që ndodhej në vendin e rezervuar për publikun, u përgjigj po, mes duartrokitjeve të gjata të të pranishmëve.
Ndërsa kryetari i parlamentit Rob Mitcell komentoi përgjigjen e tij si një “po” të prerë dhe të bindur. Projektligji duhet të miratohet pa vështirësi në dhomën e ulët të parlamentit para Krishtlindjeve, pas miratimit të marrë në senat një javë më parë.