To top
15 Kor

Delina Ibrahimaj është emëruar drejtoresha e re e Tatimeve

Delina Ibrahimaj është emëruar në krye të Drejtorisë së Tatimeve pas shkarkimit të Enton Duros.

Delina Ibrahimaj ka mbajtur një pozicion në qeverisjen e Ramës, në detyrën e drejtoreshës së INSTAT, por që nuk ka qenë në vëmendjen e mediave, raporton newsbomb.al.

Ibrahimaj mban gradën Doktor PhD, në Bankë dhe Financë nga Universiteti i Romës, ndërkohë që studimet e larta I ka përfunduar për Ekonomi Ndërkombëtare në Universitetin e Bocconit në Milano të Italisë. Po në të njëjtin universitet ka kryer dhe masterin për Menaxhim të Përgjithshëm.

Sipas CV, ajo ka punuar edhe në Bankën e Shqipërisë ku është specializuar për analiza ekonomike ndërkohë që në Kryeministri ka punuar si kordinatore për një sistem të integruar shkembimi informacioni mes institucioneve shteterore, raporton newsbomb.al.

Kryeministri Rama tha se në këtë periudhë, sistemi tatimor në Shqipëri është kthyer në një gjendje ku nuk ka qenë asnjëherë më parë, sa I përket prerjes së kuponave tatimor apo edhe vetë kasave fiskale.