David Beckham fitoi zemrat e njerëzve pas dokumentarit në Netflix, por ai gjithashtu zbuloi një anë të Victorias që gjithmonë është dukur më e ftohtë.
Në fakt, ata janë një çift që nuk i rezistuan dallgëve të martesës rastësisht. Dashuria është e pranishme, por duhet një Beckham që të luajë lojën, atë të jetës në këtë rast. Në përvjetorin e 50-të, ai mbushi Instagramin e tij duke treguar gëzimin dhe adhurimin për gruan e tij.
Victoria me një shënim të shkurtër në Instagram story ka kthyer përgjigjen: Unë ende nuk mund ta besoj se sa speciale më bëre të ndihem këtë mbrëmje, në ditëlindjen time, gjatë gjithë kësaj jave, dhe gjatë të gjitha viteve magjike bashkë!
Faleminderit. Të dua shumë shumë!
…Po flas seriozisht!!”