To top
19 Maj

“Dasma e vitit” mes Princit Harry dhe Meghan Markle

Në ceremoninë mbretërore të asaj që u konsiderua si “dasma e vitit” Meghan Markle dhe princ Harry i dhanë fund beqarisë mesditën e së shtunës. 
Ata u betuan krah njëri-tjetrit në altarin e kishës Shën Xhorxh për dashuri të përjetshme. Meghan Markle hyri në kishën ku do të martohej me Princin Harry me një fustan të bardhë, të thjeshtë dhe shumë të bukur.

Harry i kapi dorën dhe i tha se dukej fantastike, përpara se të falenderonte babain e tij, Princin Charles, i cili e shoqëroi deri në altarin e kishës Shën Xhorxh nusen.

Babai i Meghan Markle ka thënë se e bija dukej e mrekullueshme, pasi pa gjithë dasmën e saj nga dhoma e spitalit, ku ndodhet i shtruar prej disa ditësh.

Ceremonia e shkëmbimit të unazave u pa nga miliona persona në të gjithë botën.

Mësohet se fustani është dizenjuar nga Clere Keller e Givenchy. Një detaj që me siguri nuk ju ka shpëtuar nga dasma mbretërore ka qënë edhe buqeta me lule që Meghan mbante në dorë. Ishin  zgjedhur lulet e prefruara të Princeshë Dianës nga kopshti i Kesington Palace për buqetën e nuses së tij.

 

Thomas Markle nuk kishte mundësi të ishte i pranishëm në dasmën e së bijës dhe ta shoqëronte atë në altar, për shkak të një ndërhyrjeje në zemër që bëri në një nga klinikat në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, këtë javë.

Çifti Clooney, çifti Beckham, Idris Elba, Elton John dhe Oprah Winfrey janë disa nga të ftuarit më të famshëm të kësaj lidhjeje martesore.

Ndërkohë, jashtë kishës ndodheshin rreth 100 000 persona për të parë çiftin mbretëror.

Mbretëresha Elizabeth II vendosi që t’i japë nipit të saj dhe të fejuarës së tij, titullin Duka dhe Dukesha e Sussex, një titull mbretëror ky që nuk ishte shpërndarë për më shumë se 150 vjet.

Ceremonia martesore do të organizohet sot në të St George, Windsor dhe sipas mediave britanike, gjithçka duket perfekte në çështjen e organizimit të dasmës së vitit.

Prej ditës së sotme, ajo do të quhet Dukesha e Sussex!