Këngëtarja e njohur Dafina Zeqiri dhe bashkëshorti i saj, Kreshnik Gjergjaj, janë takuar me diplomatin amerikan Richard Grenell.
Gjergjaj ka ndarë disa momente nga darka e përbashkët në Instagram, ku shihet së bashku me Grenellin, Dafina Zeqirin dhe kunatin e tij, Arian Gjergjaj. Ky takim ka ngjallur kureshtje, ndërsa mbetet e paqartë se çfarë është diskutuar mes tyre.
