Përpjekjet për të frenuar krizën e Covid-19 kanë hapur në botë diskutime të shumta, lidhur me shkurtimin e orëve të punës që duhen të realizojë një i punësuar në një javë, edhe si një mjet për të ruajtur vendet e punës dhe efikasitetin.
Unioni më i madh i tregtisë në Gjermani, IG Metall, ka propozuar një javë me katër ditë pune, si një mënyrë për të kufizuar humbjen e vendeve të punës në industrinë automotive. Kjo edhe pse Gjermania është një nga vendet ku punohet më pak orë në javë, me 34.2, nga 36.2 orë në javë që është mesatarja europiane.
Eurostat ka publikuar së fundmi të dhënat për orët mesatare që punohet në javë në shtetet e Europës për vitin 2019. Për Shqipërinë të dhënat mungojnë, ndërsa INSTAT e raporton informacionin e fundit që nga 2016.
Por, nëse krahasohen të dhënat e Eurostat dhe INSTAT rezulton se shqiptarët janë ndër vendet që punojnë më gjatë në Europë, me rreth 43 orë në javë. Megjithatë, përjashtim në vendin tonë bën rasti i kompanisë “Gremi Clinic” e cila i ka aplikuar e para studimet e tregut duke reduktuar orët e punës në 7 orë në ditë. Në këtë rast përfshiret edhe pushimin e drekës për të cilën kompania ka investuar duke hapur një ambjent të posaçëm në restorant që punonjësit të drekojnë pa pagesë. Padyshim, fundjava dhe festat zyrtare të paguara.
E thënë ndryshe, orari i punës është reduktuar në 35 orë në javë. Pavareësisht këtij shkurtimi, kompania “Gremi Clinic” konfirmon trendin e rritjes ekonomike krahasimisht me vitin e kaluar dhe jo vetëm. Shoqëria ka njohur rritje edhe në kohë pandemie. “Gremi Clinic” deklaron se ka tejkaluar 100% rritjen e muajt qershor korrik të këtij viti dhe se pret një rritje me mbi 50% në muajin gusht.
Kjo politikë sociale e ndjekur nga kompania në fjalë, është e guximshme në raport me vendet e Europës së zhvilluara. Ky rast në Shqipëri, me 35 orë pune në javë, lë pas Italinë me 36 orë punë në javë (orari më i reduktuar pasi kontratat e punës më të shpeshta janë 40 orë në javë). Gjithashtu vendimi i sipërmarrësve shqiptarë lë pas Spanjën, Britaninë e Madhe etj.
“Kompania do ndërrmarrë sërisht iniciativa për të reduktuar orarin e punës. Dëshirojmë që së shpejti të shkojmë me 31 orë e 30 minuta në javë” – thekson sipërmarrësi Dritan Gremi.
Kjo do të thotë se në këtë biznes, punonjësit kanë të njëjtin orar pune si në Gjermani dhe në Francë ku shqiptarët aspirojnë të punojnë dhe jetojnë.