Çmimi Nobel për vitin 2018 në fiziologji ose mjekësi iu nda të hënën James P. Allisonit të Shteteve të Bashkuara dhe Tasuku Honjo nga Japonia për punën e tyre në zgjidhjen e aftësisë së sistemit imunitar për të sulmuar kancerin, një zbulim i madh në zhvillimin e trajtimeve të reja të kancerit.
Dr Allison dhe Dr. Honjo, që punojnë ndaras, treguan në vitet 1990’ta se si proteinat e caktuara veprojnë si “frena” në qelizat “T” të sistemit imunitar, duke kufizuar aftësinë e tyre për të sulmuar qelizat e kancerit dhe se shuarja e këtyre proteinave mund të transformojë aftësinë e trupit ta luftojë kancerin.
Deri në arritjet e tyre trajtimi i kancerit përbëhej nga kirurgjia, rrezatimi dhe kimioterapia. Puna e tyre e ngriti në klasë të katërt trajtimin, duke shfrytëzuar sistemin imunitar, atë që komiteti Nobel në Institutin Karolinska e quajti “një parim krejtësisht të ri për terapinë e kancerit”.