Këtë vit 1 panetone i kushton mbi një milion euro Chiara Ferragni-t. Kjo është gjoba e vendosur nga Autoriteti i Konkurrencës në Itali, ndërsa grupi Balocco që prodhon panetonen mori një gjobë prej 420 mijë eurosh.
Çfarë ndodhi?
Autoriteti i Konkurencës në Itali dënoi marketingun e bërë nga influencerja dhe grupi Bolocco pasi sipas tyre mashtron konsumatorët duke shfrytëzuar bamirësinë për fëmijët që vuajnë nga kanceri i kockave. Sipas tyre kjo histori është përdorur vetëm për të rritur shitjet dhe për asgjë më tepër.
Gjithçka daton rreth një vit më parë, kur në nëntor 2022 Balocco lançoi Pandoro Pink Christmas, një pandoro rozë e dizenjuar nga Chiara Ferragni, me një kosto prej mbi 9 euro krahasuar me rreth 3.7 euro për pandoro klasike Balocco, duke i lënë konsumatorët të kuptojnë se, duke e blerë atë, ata do të të kontribuojë në blerjen e një makinerie të re për trajtimin e fëmijëve që vuajnë nga osteosarkoma.
Por për autoritetet nuk është kështu, është reklamë mashtruese. Hetimi filloi më 19 janar dhe zbuloi se pandoro i dizajnuar nga Ferragni ishte në thelb një marketing, i kryer nga Balocco për të modernizuar imazhin e produktit të saj dhe për ta ripozicionuar atë në treg. Donacioni për spitalin në Torino, i reklamuar si i lidhur me shitjet e pandoros, nuk kishte asnjë lidhje me ta, zbuloi hetimi.
Chiara Ferragni fiton 95 mijë euro për një postim ne adresën e saj në Instagram me 29.7 milion followers.
Fedez ka reaguar sot duke thënë se: Gruaja ime do të sfidojë atë që u tha në forumet përkatëse dhe do të mbrojë veten. Edhe sepse bashkëshortja ime, ndryshe nga personat që e përbëjnë partinë e saj, nuk mundi të përfitonte imunitet parlamentar. Prandaj ajo do të paguajë nëse duhet të paguajë dhe do të mbrohet nëse duhet të mbrohet .
Chiara Ferragni ka thënë vetëm që: Më vjen keq nëse dikush mund të ketë keqkuptuar komunikimin tim dhe të ketë vënë në dyshim mirëbesimin tim. Unë dhe familja ime do të vazhdojmë të bëjmë bamirësi siç kemi bërë gjithmonë. Duke qenë se vendimin e marrë ndaj meje e konsideroj të padrejtë, do ta kundërshtoj në organet kompetente.
Giorgia Meloni sulmon Chiara Ferragnin pas skandalit me panetonen 9 euro
Kryeministrja Italiane Giorgia Meloni ka sulmuar Chiara Ferragni, pas skandalit me panetonet 9 euro që ajo reklamoi rreth një vit më parë dhe që u gjobit me 1 milion euro nga Autoriteti i Konkurencës.
Nuk është modeli i influencerave ai që duhet të ndiqet, ata që fitojnë shumë para duke veshur rroba ose çanta ose duke promovuar panetone të shtrenjta duke i bërë njerëzit të besojnë se bamirësia do të bëhet, por çmimi i të cilëve do të shërbejë vetëm për të paguar tarifat e milionerëve. Kështu tha kryeministrja dhe liderja e Fratelli d’Italia, Giorgia Meloni, duke iu referuar gjobës së vendosur nga Antitrust ndaj Chiara Ferragni-t.