Cfarë e bëri te deshtoje martesa e yllit te Hollywood-it, George Clooney-it. Eksperienca e parë për të mbajtur unazën e martesës me Amal Alamuddin për katër muaj, mediat amerikane filluan të aludojnë për divorcin 200 milionë dollarësh të çiftit. Edhe pse reputacioni i George si një nga beqarët më të vendosur të Hollywood-it, nuk është zhdukur, ai ka bërë të gjitha përpjekjet që të shfaqet në publik me Amal dhe ta marrë me vete ngado. Në kopertinën e “In Touch” thuhet që George Clooney dhe Amal Alamuddin janë drejt një divorci 200 milionë dollarësh edhe pse kanë kaluar vetëm katër muaj nga martesa e tyre. Çfarë dështoi gjatë martesës së tyre? Sipas burimeve të “In Touch”, George dhe Amal kanë pasur moskuptime për të lindur një fëmijë, por nuk është vetëm kjo. Me sa duket, Amal e ka çmendur George me “kërkesat e saj të pafundme” dhe “xhelozinë për femrat e tjera”. Në të vërtetë, janë përhapur fjalë që Amal po ndihej shumë e pasigurt për miqësinë e George me Sandra Bullock, për mos të përmendur raste të tjera historish të publikuara në media, që kanë hedhur hijet e dyshimit mbi Amal. Askush nuk do donte të dëgjonte për listën e ish-të dashurave të partnerit vazhdimisht, sidomos kur është kaq e gjatë si ajo e George Clooney- t. Por ky i fundit duhet të “hapë rrugë”, pasi nëse divorci ndodhë Amal do ja marrë të gjitha. Duke qenë avokate, me siguri e ka hartuar kontratën paramartesore në avantazhin e saj.