Laura Codruta Kõvesi, mori bekimin e shumicës së vendeve anëtare të BE-së, duke u zgjedhur kryeprokurorja e parë e BE-së. Znj. Kôvesi do të hetojë e ndjekë dosjet e nxehta të shkelësve të buxhetit e jo vetëm, duke kryesuar këtë zyrë me një mandat 7-vjeçar. Laura Kôvesi, ish kryeprokurorja e Rumanisë, drejtoi me një dorë të hekurt e qasje të admirueshme e vullnetmirë luftën kundër krimit e korrupsionit në këtë vend, ndërsa shënoi paskësaj rezultate spektakolare në punën e saj. Znj. Kôvesi, çoi pas hekurave kryebashkiakë, ministra, gjygjtarë e prokurorë, duke mos e konsideruar lojë fjalësh luftën kundër krimit e korrupsionit. Në dhjetor të vitit 2018 ajo shkarkohet nga detyra si kryeprokurore e Rumanisë, “Për tejkalim kopetencash”, pasi askush nuk ia fali dëmin që i bëri “elitës” së vendit atje. Ç’do të ndodhte në Shqipëri, nëse në vend të Markut do të drejtonte Prokurorinë shqiptare, Laura Kõvesi… Me shumë gjasë, nuk do të mbylleshin pa u hetuar dosje të nxehta e jo vetëm, duke ju dhënë mesazhin shqiptarëve se zgjidhja e vetme është lufta pa kompromis kundra krimit e korrupsionit në këtë vend. Sikur ne vend tē Markut të drejtonte akuzën Kôvesi..një tsunam do të kish e do të ndodhte këtu me shumë gjasë.