Bujar Muça, është kandidati për deputet i Partisë Drejtësi Integrim dhe Unitet në qytetin e Elbasan. Muça vjen nga bota e biznesit, duke ndërtuar një sipërmarrje të suksesshme në vite. Ai ka vendosur të garojë në këto zgjedhje për t’i dhënë një tjetër mundësi qytetarëve të Elbasanit.
Me premtimin për të dhënë kontributin në ndërtimin e vendit Muça fton qytetarët t’i japin mundësinë që ky kontribut të marrë formë dhe përmbajtje.
Përkushtimi ka qenë fjala e tij në jetë. Filozofia e tij ka qenë dhe është e qartë: njeriu duhet ta marrë vetë veten në dorë.
Një njeri i vendosur me një personalitet tejet të veçantë Muça e sheh këtë sipërmarrje të detyruar pasi sipas tij duhet të rikthehet besimi i qytetarit tek politikëbërësit dhe në këtë mënyrë ai kërkon të japë modelin e tij në politikë.
Bujari dhe suksesi i tij në biznes është një frymëzim jo vetëm për të rinjtë por edhe për bizneset në të gjithë rrethin e Elbasanit.
Sipas tij duhet bërë ndarja e politikanëve që shfrytëzojnë popullin me ata politikanë që do punojnë për njerëzit dhe vendosmëria është arma e tij më e fortë.
Bujar Muça beson se qytetarët e kanë vetë në dorë të vendosin për të ardhmen e tyre, për të ndërtuar një të ardhme të sigurt për ta dhe familjet e tyre.
Sipas tij, besimi tek PDIU sjell ndryshimin e vërtetë duke e cilësuar fitoren e kësaj force politike si fitoren e vetë qytetarëve të Elbasanit.