Ambasadorja Yuri Kim, në fjalën e mbajtur në eventin e organizuar për kremtimin e 100 vjetorit të vendosjes së marrëdhënieve mes Shteteve të bashkuara dhe Shqipërisë, u shpreh se ajo që nuk ka ndryshuar në 100 vite, është se SHBA nuk është lëkundur nga besimi në një Shqipëri të pavarur e sovrane
Me pas presidenti amerikan, Biden uroi shqiptarët në 100-vjetorin e vendosjes së marrëdhënieve diplomatike me ane te nje vidiomesazh.
“Një shekull më parë disa vote pasi presidenti deklaroi se Shqipëria do të jetë një vend i pavarur, ambasadori në vendin tuaj pati nderin ti kumtojë Xhaferr Ypit njohjen si shtet i pavarur.
Amerika dhe Shqipëria ndezën një pishtar të shenjtë të përcjellë ndër breza. Gjatë komunizmit ky pishtar u ruajt, u fsheh, por nuk u lejuar të shuhet.