To top
16 Tet

Berisha surprizohet në mbledhjen e grupit, ja dhurata e deputetëve demokratë për ditëlindje

Ish kryeministri Sali Berisha, ka festuar ditën e djeshme 73-vjetorin e lindjes. Duket se ditëlindja e tij ka vijuar edhe sot pasi grupi parlamentar e ka surprizuar në seli pas mbledhjes së sotme.

Fotot që ka publikuar “Balkanweb” tregojnë momente nga festimi i ditëlindjes së Berishës me deputetët demokratë. Kam qenë njeriu më me fat. Gjithë jetën më kanë festuar ditëlindjen familja në mënyrë shumë solemne dhe bashkëpunëtorët i kam pasur shumë të aftë, të zotë dhe miq”, mësohet se ka thënë Berisha.

E ndërsa një ditë më parë në statusin e tij Berisha shprehej: “Miq, sot 73 vjeç! Hyra ne vitin e katert te vjeshtes time si pranvere! Mirenjohje te pakufishme per familjen time dhe te gjithe ju. Lavdi Zotit! Paçi bekimin e Tij! sb”