To top
15 Dhj

Ben Affleck tregon varësinë nga alkooli, nëse…

Ben Affleck mendon se nuk do të kishte hequr dorë nga alkooli nëse do të vazhdonte të ishte i martuar me Jennifer Garner “Ne ndoshta do të kishim përfunduar duke i vënë duart në fyt njëri-tjetrit. Ndoshta do të kisha pirë ende. Një nga arsyet pse nisa të pija ishte sepse ndihesha sikur kisha ngecur diku,” tha ai për “The Howard Stern Show” në SiriusXM.

Affleck, i cili shkoi në rehabilitim për varësinë nga alkooli në vitin 2018, tha: “Mendoja që nuk mund të largohesha për shkak të fëmijëve, por nuk jam i lumtur, çfarë të bëj? Dhe ajo që bëja unë ishte që pija një shishe skoç dhe flija gjumë në divan, gjë që rezultoi të mos ishte zgjidhja.”

Ben Affleck thotë se do të ishte ende i varur nga alkooli nëse

Aktori shtoi se ai dhe Jennifer Garner, të cilët ishin të martuar nga viti 2005 deri në vitin 2018, u përpoqën ta bënin martesën të funksiononte për hir të tre fëmijëve: Violet, 16 vjeçe, Seraphina, 12 vjeçe dhe Samuel, 9 vjeç. “Në fund të fundit, ne u përpoqëm, u përpoqëm, u përpoqëm sepse kishim fëmijë, por të dy ndiheshim sikur nuk donim që ky të ishte modeli me të cilin fëmijët tanë e shohin martesën,” tha ai.

Affleck shpjegoi se martesa përfundoi miqësisht. “Ne patëm një martesë që nuk funksionoi. Kjo ndodh. Ajo është dikush që e dua dhe e respektoj, por me të cilën nuk duhet të martohem më,” tha ai. “Përfundoi miqësisht. Ne bëmë më të mirën. Kishte momente tensioni? A kishim mosmarrëveshje për kujdestarinë? A ishin gjërat e vështira për ne? A u zemëruam? Po, por në thelb kishte gjithmonë respekt. E dija që ishte një nënë e mirë. Gjithmonë shpresoja që ajo ta dinte që unë isha një baba i mirë. E dija që isha.”

Ben Affleck thotë se do të ishte ende i varur nga alkooli nëse

Aktori zbuloi se marrëdhënia me fëmijët ishte arsyeja pse vendosi t’i jepte fund varësisë ndaj alkoolit. “Nuk ishte as karriera apo paratë – por marrëdhënia me fëmijët dhe ndjeva sikur ndikoi tek ata, e kuptova,” tha ai.

Affleck është në një lidhje me Jennifer Lopez, me të cilën ishte i fejuar në fillim të viteve 2000. Ata rinisën romancën në prill 2021.