Nga Ben Blushi
Bashkim Fino ishte socialisti me i dashur qe mund te njohesh, Kryeministri me optimist qe mund te takosh dhe miku me i ndershem qe mund te kesh.
Bashkim Fino ishte politikani i vetem qe e dinte gjithnje vendin e vet, qe nuk kerkonte kurre vendin e dikujt dhe askush nuk merrte dot vendin e tij. Me Bashkimin cdo fitore ishte e sigurt dhe cdo humbje ishte nje fitore, qofte ajo nje domino, nje ndeshje apo nje pale zgjedhje kombetare.
Aftesia me e rralle e Bashkimit ishte ekuilibri qe gjente mes gjerave, qe ne vendin tone quhen te medha, si politika, ligjevenia, influenca dhe shteti dhe gjerave qe bejne jeten e perditshme te njeriut dhe qe prandaj duken te vogla, si nderet ndaj miqve, nje telefon, nje ngushellim, nje gol, nje kollaro apo nje puro.
Bashkim Fino i kushtohej me te njejtin pasion dhe frymezim si rishikimit te nje ligji ashtu edhe nje kampionati futbolli si nje fjalimi ne parlament ashtu edhe lidhjes se nje kollareje, si ndryshimit te nje qeverie edhe ndryshimit te nje rregulloreje futbolli.
Nese ka fjale qe e sintetizon Bashkim Finon eshte perpikmeria. Bashkimi ishte njeriu me i perpikte qe kam njohur. Ishte i perpikte si mik, si shok, si burre, si femije, si politikan, si tifoz, si kundershtar, si duhanxhi, si tekanjoz, si kokeforte, si mbeshtetes, si kandidat, si pacient dhe jam i bindur si baba dhe si bashkeshort.
Perpikmeria e tij ishte ngjitese, dominuese dhe e pakonkurrueshme. Bashkim Fino na mundi te gjithe si nje mik i perpikte dhe prandaj iku si fitimtar. Duke nxituar per te qene i perpikte si cdo here, dje u nis me heret dhe arriti me shpejt se ç’duhej. Arriti gjithe hir sapo u thirr si bir!