Është ndarë nga jeta avokatja e njohur Denisa Daka.
Denisa vuante nga një sëmundje e rëndë dhe lajmin e humbjes së saj e kanë bërë të ditur sot miqtë dhe të afërm të cilët kanë shprehur dhe ngushëllimet për humbjen e saj.
Denisa, nënë e dy fëmijëve ishte diplomuar në Fakultetin e Drejtësisë pranë Universitetit të Tiranës dhe më pas kishte kryer Master në të Drejtën Penale, sërish në këtë Fakultet.
Një ceremoni homazh do të mbahet në ora 16:20 ne shtëpinë funerale Alba, Tiranë, ndërsa ceremonia e varrimit eshte neser, ne ora 11, ne Sharre.
Lamtumirë shoqe!
Denisa Daka ishte njeriu i parë që takova kur hodha hapin e parë brenda Gjykatës së Tiranës. Isha i ri shumë. Aq i ri sa kur e mendoj sot më duket çmenduri. U ula te kati i parë vetëm. Nuk njihja askënd aty. Madje nuk e njihja as profesionin sepse vija nga bankat e shkollës. Në krahë mu ul Denisa. Zonjë që ishte e pamundur të mos e shquaje. Pasi e kuptoi sikletin tim dhe këmbyem muhabet më kërkoi t’i kërkoja ndihmë nëse do duhej për profesionin.
Denisa ishte këmba e mbarë e profesionit tim. Njeriu që unë vrapoja ta përqafoja sa herë e shquaja në gjykatë.
Kishte muaj sëmurë Denisa. I kërkova ta bëja publike e të kërkoja ndihmë nga bashkëqytetarët. Nuk më lejoji. Kishte shumë dinjitet ajo zonjë. Kurimin jashtë e pati të pamundur. Ishte i kushtueshëm.
Denisa edhe mund të shpëtonte siç më kofirmuan mjekë të fushës. Nuk i’a doli për 2 arsye:
E para, sepse shteti shqiptar nuk e gjen të arsyeshme të çojë për specializim në perëndim 2-3 mjekë për të mësuar procedurën e transplantit të palcës.
E dyta, se procedura e transplantit të palcës jashtë shtetit kushton shumë për një njeri që punon me dinjitet me origjinë nga Shqipëria.
Po e përmend pjesën e nevojës që shteti jonë të marrë masa për të specializuar mjek në këtë fushë me besimin që nesër të shpëtohen jetë. Denisa do ma bënte hallall këtë thirrje!
Do më marrë shumë malli e mira Denisë! Zoti të pastë pranë vetes! Do piqemi një ditë sërish!