To top
27 Pri

Athanor Konsorcium i Qëndrueshëm në Tiranë më 29 prill ora 10:00 Pallati i Kongreseve

 

Athanor Konsorcium i Qëndrueshëm në Tiranë më 29 prill ora 10:00 Pallati i Kongreseve

Konsorcium i Qendrueshëm (Stabil) Athanor lind në kuadrin e një marrëveshjeje ndërmjet firmave dhe kompanive të karakterizuara nga një traditë e konsoliduar në sektorin e prokurimeve e tenderave publikë e privatë, me qëllim që të përmbushë kërkesat dhe nevojat e një tregu përhere e më dinamik e kompleks.

Në kuadrin e një biznesi të fragmentiuar që aktualisht verifikohet ne Vendin Tone, është bërë gjithnjë e më urgjente nevoja nga ana e Blerës/Klientit ti besohet e te gjej mbeshtetjen e homologeve me pervoje si persa i perket asaj teknike dhe organiztive, ashtu edhe persa i perket disponibilitetit financiar.


Konsorciumi ka si objekt te aktivitetitte tij, blerjen e prokurimeve, tenderave e koncesioneve per punime publike dhe private të çfarëdo lloji në lidhje me projektimin, ndërtimin, mirëmbajtjen, dhe çdo aktivitet tjeter sherbimi apo menaxhimi shërbimi, lidhur me punime dhe instalime publike dhe private, duke përfshirë edhe kontratat “global service” (Shërbimi global); nënshkrimi i konventave, marreveshjeve, pakteve te bashkepunimit me Ministrite, Rajonet, Rrethet e Bashkite; tregtine e pasurive të patundshme, te atyre fianciare e bankare si aktive ashtu dhe pasive, si Konsorcium me aktivitet te jashtem ne pajtim te asaj çka parashikon neni 2602 dhe ndryshime te metejshme te tij, dhe ne pajtim me nenin 2612, si Konsorcium i qendrueshem ashtu siç parashkohet ligjerisht nga neni 12 i Ligjit 109/94 (ligj kuader ne temen e Punimeve Publike) si edhe integrimet ligjore që kane ndërhyre më pas.


Athanor ve ne gadishmeri e dispozicion të klienteve të tij bashkëpunime të rëndësishme per planifikimin, programimin dhe menaxhimin e firmave e kompanive anëtere/ortake të Konsorciumit, duke dhënë nje vleresim e kualifikim te plote e fitimprures te burimeve ne dispozicion te tyre. Ky lloj bashkepunimi u garanton kompanive e firmave anëtare të ruajne identitetin e tyre përkates, autonominë dhe organizimin, edhe lidhur me çertifikimin nga ana e organizmave te kualfikuar e atyre te kontollit (SOA). Në të njejten kohë, konsorciumi bën të mundur pjesëmarrjen e kompanive anëtare, në realizimin e punimeve te medha e veprave publike, duke u paraqitur si nje bashkëfolës unik ne një treg mjaft te gjere kombëtar, ndërkombëtar e botëror.

Me qëllim që të realizojë objektivat e tij dhe në kuadër te kufizimeve te parashikuara nga ligji, statuti dhe nga rregulloret ligjore qe disiplinojnë veprimtarine konsortile, Konsorciumi kryen këto aktivitete:
– merr pjese ne gara dhe ne negociatat per besimin e punimeve dhe te sherbimeve, si te integruara edhe te ashtuquajturat “global service”, duke u vene si ent juridik unik nënshkrues i kontratave perkatëse;
– drejton ekzekutimin e punimeve që i besohen Konsorciumit, nëpërmjet shpërndarjes së detyrave ekzekutuese në mënyre të koordinuar ndër kompanite ortake/anëtare te Konsorciumit, si edhe nëpërmjet ekzekutimit të drejtpërdrejtë të punimeve nga vete Konsorciumi unik, ateherë kur parashikohet nga ligji;
– u siguron kompanive dhe firmave ortakë të Konsorciumit shërbime teknike dhe profesionale të integruara që nevojiten per sipërmarrjen e realizimin e punimeve dhe sherbimeve të kontraktuara;
– ruan çdo raport me Klientin dhe me Administratat e tjera si edhe Entet e interesuara per realizimin e kontratave te sipermarra deri ne permbushjen e plote të detyrave te sipërmarra;
– promovon e përkrah iniciativa te finalizuara për arritjen e qëllimeve të caktuara sociale, si kerkimet tekniko-shkencore, konsulenca teknike dhe organizative, realizimi i aktiviteteve te veçanta si blerja, menaxhimi i parkut te makinerive dhe instrumentave, si edhe çdo iniciative tjetër me karakter e interes kolektiv;;
– interesohet per veprimtarinë kërkimore dhe zhvillimin eksperimental ne kuadrin e shkencave te natyrës dhe inxhinjeristike;
– kryen çdo aktivitet tjeter ngjashëm, analog apo komplementar dhe ato të sipërpërmendura.

Qellimi final i projektit është krijimi i nje konteksti pluri-subjektiv që paraqitet si nje Unik në të cilin mblidhen së bashku si potenciali ekonomik dhe financiar, ashtu edhe ai teknik dhe organizativ apo logjistik e operativ, duke bere kështu të mundur që i gjithe Konsorciumi si nje Unik, të jete ne gjendje te konkurroje në nje treg te gjere që aktualisht po shkon drejt globalizimit dhe përqendrimin te burimeve të konsiderueshme per realizimin e punimeve të mëdha publike.
Konsorciumi i Qendrueshem Athanor është i pajisur me një strukture teknike-organizative e administrative mjaft te kualifikuar, që disponon bashkëpunimin me profesionistë të specializuar, i përkrahur edhe nga një studio konsulence ligjore ne gjënde të drejtoje realizimin e punimeve te çdo lloj natyre dhe te çdo lloj shume.
Konsorcium është në posedim gjithashtu te certifikimit SOA per realizimin e punimeve civile te pergjithshme dhe te specializuara me nje vlere kontabel potenciale prej 50.000.000 Eurosh.
Gjithashtu ky Konsorcim ka si objektiv kryesor te tij edhe plotësimin e nevojave të klientëve persa i perket përmirësimit në aspektin e cilësisë së shërbimit.
Te marresh pjese në Konsorciumin e Qendrueshem Athanor do të thotë te kesh perfitim e dobi që nuk mund te arrihen nëse punohet në mënyrë individuale:
1. çdo anëtar i Konsorciumit mund të marrë pjesë në tendera e prokurime qe për klasifikimin dhe tipologji i përkasin një tregu te pa arritshem ne rast prezantimi individual;
2. çdo anëtar i Konsorciumit mund të marrë pjesë në ftesat për tenderim e prokurim brenda një zone gjeografike shumë më të gjere se sa ai i kompetences, duke rritur keshtu lëvizshmërinë e tij;
3. çdo anëtar i Konsorciumit mund të kete një sistem ndarje veprash e punimesh publike të organizuara sipas kritereve të ekskluzivitetit territorial;
4. çdo anëtar i Konsorciumit mund të përfitojnë nga një paketë shërbimesh që lidhen me proceset gjyqësore si në zgjedhjen e kontraktorit ashtu edhe në zbatimin e kontratës. Një iter-procesual që, nese drejtohet pa asnjë lloj mbështetje, do të shkaktonte shpenzime të konsiderueshme dhe humbje të madhe energjish;
5. Konsorciumi do të bëj të mundur të evitohen konflikte te brendshme sepse asnje firme apo kompani ortake mund të marre pjesë ne organet drejtuese;
6. çdo firme apo kompani ortake e konsorciumit qe nuk indikohet nga konsorciumi i qendrueshem, ne momentin e ofertes ne tender, si pranuese e nje punimi apo vepre, mund të marre pjesë në ndonjë formë tjetër, në po të njëjtin tender, duke ruajtur keshtu autonominë e saj nga Konsorciumi stabil.
7. çdo kompani anëtare e Konsorciumit nuk do te jete pergjegjese as ndaj paleve të treta (nënkontraktorët, furnizuesit, punonjësit) dhe as për autoritetin kontraktues për punimet e kryera nga nje kompani tjetër e Konsorciumit si edhe as ndaj vetë konsorciumit;
8. çdo kompani anëtare e Konsorciumit mund te dale ne çdo moment, siç parashikohet nga rregullorja, nga Konsorciumi pa asnje lloj kufizimi e detyrimi.
9. çdo kompani anëtare e Konsorciumit mund të shfrytezoje (perdore) aktivitetin komercial të Konsorciumit Stabil në të gjithë territorin kombetar duke përdorur format e ndryshme të shoqatës, të parashikuar nga legjislacioni ne kete fushë.
10. Punimet e ndërmarra në bazë të kontratës nga Konsorciumi i qëndrueshem dhe te realizuara nga kompania anëtare e Konsorciumit, nëpërmjet një rezolute të veçantë, i janë atribuar po asaj kompanie në nje masë prej 100% duke i njohur gjithashtu zgjerimin e kualifikimit te saj si persa i perket kategorive dhe klasifikimeve te reja.
Organizmi konsortil (Konsorciumi), duke përdorur diversitetin dhe specializimin e kompanive individuale, i propozohet Klientëve si e vetmja alternativë që synon menaxhimin e shërbimeve të panumërta, duke rezultuar në përfitime të rëndësishme dhe duke u siguruar kompanive pjesëmarrëse qe te përfitojne nga një fuqi kontaktuale bisedimesh e negociatash, si edhe te lejojë qendrimin e tyre per nje kohe te gjate si protagoniste në sektorin e punimeve dhe veprave të mëdha.

Konsorciumi Stabil Athanor