To top
29 Dhj

Arta Marku, me “dorë të fortë” nis shkarkimet e para, të besuarit e Llallës

Ditën e sotme, Kryeprokurorja Arta Marku shkarkoi nga detyra prokuroren Rovena Gashi, e cila drejtonte Drejtorinë e Marrëdhenieve me Jashtë. Por mesa duket shkarkimet masive të paralajmëruara më parë nuk përfunduan me Gashin.

 

Menjëherë pas publikimit të lajmit se Gashi u shkarkua, ka ardhur vendimi tjetër i Kryeprokurores për shkarkimin e një tjetër zyrtari.

 

Këtë rradhë nën shënjestrën e Arta Markut ka qenë Petrit Fusha, i cili është emëruar në krye të prokurorisë së Tiranës nga ish-kryeprokurori Adriatik Llalla kohë më parë.

 

Shkarkimi i Petrit Fushës ka qenë ndryshimi i dytë i Arta Markut në institucionin që drejton, pas shkarkimit të prokurores Gashi.

 

Sipas informacioneve paraprake, Petrit Fusha do të vijojë detyrën e prokurorit në Prokurorinë e Përgjithshme, kurse në vend të tij është komanduar Dritan Reshka.