To top
29 Pri

Arta Marku – Pa konkurent potencialë, drejt mandatit!

 

Nga Guxim Alimani

Me qetësinë që e karakterizon ka pritur limitet e skajshme, kohore për të paraqitur pranë KLP-së, kërkesën e saj K/Prokurorja në detyrë Arta Marku, në kërkim krejt arsyeshëm, të një mandati 7-vjeçar në krye të organit të akuzës.

Si rezultat i zallamahisë politike dhe i “logjikës” së çizmes për 16 muaj publiku nuk ka mundur të njoftohet realisht mbi personalitetin e znj. Marku dhe as cilësitë e saj të spikatura profesionale dhe individuale! Është sulmuar pa arsye e pa logjikë duke shkelur kodet, iniciale humane etike vetëm e vetëm për të vijuar inercinë e mbrapshtë të linçimit politik për interesa meskine partiake e personale!

Mirpo jo vetëm stoicizmi në këta muaj të zorshëm, por e gjithë biografia e Arta Markut, tregon një tjetër tablo të cilën e kërkon koha, drejtësia, shqiptarët dhe ndërkombëtarët.

-Arta Marku rezulton të jetë juridikisht një personalitet profesional i kompletuar me shkollim e kultivim të shkëlqyer.

-K/Prokurorja e ardhshme në një karrierë afro dy dekada si prokurore e këtij shteti ka shërbyer në një rajon të vështirë si Shkodra ku ka mbajtur detyra të rëndësisshme e me sensibilitet të lartë, por nuk rezulton në asnjë rast e asnjë cast, të ketë patur më të voglin kontakt të padëshiruar dhe as dyshimin më të vogël për abuzim e përfitim. Këtë megjithëse ata që e njohin Artën e dinë mirë e konfirmojnë autoritetet dhe agjensitë e ngarkuara nga ligji si DSIK etj.

-Arta Marku ka një formim e eksperiencë akademike të pëlqyeshme ç’ka i shtohet c.v.së saj të gjatë.

-K/Prokurorja në detyrë sistematikisht rezulton të jetë një prokurore profesioniste e mirtrajnuar nga agjensitë homologe të zbatimit të ligjit në SHBA dhe BE. Madje janë këto trajnime dhe rezultatet e spikatura që kanë bërë dhe pikasjen e suportin e saj nga sponsorët ndërkombëtarë të reformës në drejtësi.

-Në afro 16 muaj të detyrës së saj si Prokurore e Përgjithshme e Përkohshme, znj. Marku megjithë rrugën mes kasandrave e me tager ligjor plot restriksione arriti të mbajë gjallë e në funksionalitet institucionin e akuzës. Nëse shikohen jo vetëm kushtet ligjore, situata moçalore ku ajo e gjeti Prokurorinë por dhe konteksti i mjerueshëm politik ku veproi, mund të themi se lidershipi i Arta Markut ka qenë brilant.

Dua t’i mbyll këto rradhë me një konsideratë të një diplomati të huaj që ka monitoruar nga afër gjithë këtë situatë “Në kondicionet që serviri politika, ndaj Arta Markut vetëm një si ajo mund ta përballonte…dhe të themi që ishte e suksesshme është pak, shumë pak. Ajo po triumfon dhe është një gjetje speciale që premton”.