Andy Cunningham ka ndihmuar në lançimin e Macintosh-it të parë të Apple. Ajo është themeluese dhe presidente e “Cunningham Collective” dhe autore e librit “Get to Aha!: Discover Your Positioning DNA and Dominate Your Competition.“ Mendoj se Steve Jobs më ka pushuar rreth 5 herë nga puna. Unë jam Andy Cunningham dhe drejtoj një kompani konsulence marketingu të quajtur “Cunningham Collective” dhe sapo kam shkruar një libër rreth pozicionimit në treg, i cili është një praktikë e madhe në fushën e marketingut, i quajtur “Get to Aha!” Hera e parë, në të cilën më pushoi Steve, ishte ndoshta më traumatikja, sepse mendova se do të ishte hera e fundit që do të punoja me të dhe ai më thirri në një sallë konferencash dhe më tha: “Unë do të ndërpres kontratën time me ty. Mendoj se puna që po bën është e tmerrshme dhe ne do ta ndalojmë atë tani, kështu që je e pushuar.”Dhe sigurisht që u traumatizova. Isha shumë më e re. Nuk qava, por isha në prag të saj dhe nuk dija ç’të bëja kështu që i thashë: “Dakord, edhe ju e dini se më detyroheni 35,000 $…” Ai më përgjigjet, “Nuk do t’ju paguaj sepse puna juaj nuk ia vlen.”Isha shumë e befasuar nga kjo që më tha, u largova dhe thërrita mentorin tim, i cili quhet Regis McKenna dhe ai më tha: “Epo, nëse do të paguhesh nga Steve Jobs do të duhet të kesh diçka më shumë se ai në dorë.” Mentori im më tha se kisha pikërisht marrëdhënien me shtypin e biznesit. Kështu që u ktheva dhe lashë një takim me Steve. Në atë takim i thashë, “Steve më detyrohesh 35 mijë $. Kam nevojë për ato para. Po nis një startup dhe duhet të bëj listën e pagave, kështu që më jep një çek për atë që më detyrohesh.” Ai këmbënguli që nuk do e bënte këtë gjë, por kur i shpjegova, “Steve ti e di që unë marr rreth 30-40 thirrje telefonike çdo javë nga shtypi i biznesit, me të cilët kemi patur lidhje këto vitet e fundit dhe më kanë pyetur se çfarë njeriu je në marrëdhënie me punën dhe unë ju kam thënë shumë fjalë të mira.” Në ato momente ai më nënshkroi çekun dhe më punësoi përsëri. Steve ishte me nerva me të gjithë ata që punonin me të. Ai ishte shumë i paduruar. Kur ai kishte një vizion të asaj që duhej të arrihej, nëse nuk e bëje shpejt dhe mirë ai inatosej menjëherë. Ai u hidhte gjëra njerëzve, i shante, i kritikonte për rrobat e tyre. Ai i bënte të gjitha këto gjëra. Ajo çfarë u bënte njerëzve të caktuar, na bënte ne që të përpiqeshim të ishim akoma më të mirë. Për fat të mirë unë kisha shumë vullnet dhe përpiqesha shumë dhe i jam përgjithmonë mirënjohëse atij, për faktin se tani jam shumë më mirë në atë që bëj.
Steve Jobs përshkruhet si një person mjaft i shkëlqyer, dinamik dhe mjaft i mprehtë. Shumë filma dhe libra janë munduar të përshkruajnë ato që bëri Jobs, i cili vdiq në vitin 2011, kaq të veçantë dhe kaq ndryshe.
Sapo mbarova së lexuari “Creativity Inc.,” libri i shkëlqyer nga Ed Catmull, ku presidenti i Pixar dhe Disney Animation, Jobs përshkruhet në të gjithë librin. Ai bleu atë që u bë Pixar nga Lucasfilm në vitin 1986 dhe mbeti i përfshirë në kompani deri në vdekjen e tij. Në një pasthënie të titulluar “The Steve We Knew“, Catmull trajton disa nga paraqitjet më të njohura të Jobs.
“Kam punuar ngushtë me Steve Jobs për 26 vjet,” shkroi Catmull. “Deri më sot, gjithçka që është shkruar për të nuk i afrohet njeriut që njihja.”
“Jam zhgënjyer që historitë rreth tij kanë tendencë të përqëndrohen aq ngushtë në tiparet e tij ekstreme dhe aspektet negative dhe të vështira të personalitetit të tij.”
“Fjala gjeni përdoret shumë këto ditë, por me Steve, mendoj se ishte e garantuar. Megjithatë, kur e njihje fillimisht, ai shpesh ishte shumë i largët dhe i pandjeshëm. Kjo është pjesa e Steve për të cilën njerëzit duan të shkruajnë…
Në kohën kur punoja me Stive, ai dinte se kur duhet të ndalonte së nxituri njerëzit dhe si t’i mbante ata energjikë, nëse ishte e nevojshme, pa i bërë të ndiheshin keq.”
Një anekdotë në këtë libër ka të bëjë me dizajnin e Jobs-it në lidhje me ndërtesën e re të zyrave të Pixarit në fund të viteve 1990. Përpjekja e tij e parë “bazohej në disa ide të veçanta që kishte për mënyrën se si ta nxiste ndërveprimin mes njerëzve.” Për shembull, të kishte një banjë të vetme për femrat dhe meshkujt në ndërtesë, por pati protesta dhe Jobs u tërhoq nga plani i tij.
Për më tepër, ai sugjeroi ndërtesa të ndara për çdo film që ishte në prodhim, kështu që secili ekip mund të kishte hapësirën e vet, por kur ai u takua përsëri me arkitektët e tij, vendosi për një ndërtesë të vetme Pixar. Ky ishte një projektim për të “inkurajuar njerëzit që të shoqëroheshin, të takoheshin dhe të komunikonin,” tha Catmull. Jobs drejtoi çdo detaj të ndërtimit të ndërtesës dhe punëtorët e Pixar e quajtën ndërtesën “Filmi i Steve”.
“Kam punuar me Steve për më shumë se një çerek shekulli – më shumë, besoj, se kushdo tjetër – dhe pashë një hark në jetën e tij që nuk përputhet me portretet e perfeksionizmit të pamëshirshëm që kam lexuar në revista, gazeta dhe madje edhe biografinë e tij,” tha Catmull. “Stili i pamëshirshëm – djaloshi i vrazhdë, por emocionalisht “i shurdhër” me të cilin u njohëm fillimisht – ndryshoi në një njeri krejtësisht tjetër gjatë dy dekadave të fundit të jetës së tij.”
Gjeniu Steve Jobs, vepra e të cilit rritet çdo ditë e më shumë e jetonte çdo çast si të ishte i fundit. Por a është stili i tij i jetesës një shembull për t’u ndjekur? Ndoshta një frymëzim për të qenë i suksesshëm, por jo gjithmonë njerëzit e suksesshëm janë më afër perfeksionit.
Disa nga sjelljet më të çuditshme të krijuesit të Apple:
As dush, as këpucë
Kur Jobs punonte për kompaninë e lojërave Atari, ai ishte gjithmonë në turnin e natës për shkak të higjenës së tij. Autori i biografisë së tij Walter Isaacson shkruan se kolegët e Steve Jobs nuk dëshironin të punonin me të sepse ai nuk lahej asnjëherë dhe ecte në zyrë me këmbët zbathur.
Targat e makinës janë për dështakët
Jobs ngiste një Mercedes SL55 AMG pa targa për vite me rradhë si një favor nga ligji për automjetet në Kaliforni. Çdo person në Kaliforni ka një afat prej gjashtë muajsh për t’i vendosur targat makinës së tij të re. Jobs i ndryshonte makinat çdo gjashtë muaj, por merrte të njëjtin model në mënyrë që të lëvizte sërisht pa targa. Arsyeja e vërtet nuk dihet akoma, përveç dëshirës së Jobs për të jetuar me moton “Mendo Ndryshe”.
Parkim i rezervuar për “shefin”
Jobs gjithashtu parkonte në vendin e caktuar për invalidët. Ai mendonte se simboli i karriges me rrota në tabelë tregonte: “Vend i rezervuar për shefin”.
Një xhiro në tualet
Në vitet e para të krijimit të Apple, një nga metodat e Jobs për të hequr stresin ishte duke zhytur këmbët në tualetet e kompanisë.
Rroga më e ulët e Apple
Rroga vjetore e Jobs ishte 1 dollarë për më shumë se një dekadë. Kjo nuk është diçka e re sepse në të njëjtën mënyrë kanë vepruar dhe shumë CEO të tjerë si Larry Page dhe Sergey Brin themeluesit e Google dhe Mark Zuckerberg CEO i Facebook.
Me 5.5 milionë aksione në buxhetin e Apple me vlerë rreth 377 dollarë secila, ndoshta rroga nuk ishte një problem. Shpesh herë Jobs thoshte me humor: “Unë paguhem 50 cent në vit për paraqitjen në punë dhe 50 cent për performanën time.”
Probleme me drogën në rini
Në mes të vitit të parë dhe të dytë të liceut të Homsted, Jobs filloi të pinte marijuanë. “Isha 15 vjeç dhe nisa të tymosja rregullisht.” Një herë i ati i gjeti një sasi droge në makinën e tij. Madje vitin e fundit të shkollës së mesme asi filloi të merrte dhe LSD dhe hashash.