Pak kohë pas publikimit të audiopërgjimeve nga “La Verita”, arrestohet Prokuroria Speciale në Maqedoninë e Veriut, Katica Janeva. Policia ka rrethuar sot shtëpinë e Janevës në Kozle, Shkup, për shkak të një urdhëri për arrestimin e saj.
“Alsat” jozyrtarisht mëson se përveç Katica Janevës pritet të arrestohen edhe tre persona të tjerë, mes tyre mund të ketë edhe dy politikanë. Hetimet do të tregojnë edhe veprimtarinë e djalit të Katica Janevës.
Pas arrestimit të Janevës, pati një konferencë për media nga Prokuroria për luftë kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit.
Prokurori Publik, Ljubomir Joveski tha: “Prokurori Publik ka sjellë vendim për zgjerimin e hetimit edhe ndaj prokurores speciale. Prokurori Publik ka tejkaluar kompetencat duke përfituar të mira materiale për vete dhe për persona të tjerë”
“Kanë marrë 1 milion euro, ndërsa derisa i dyshuari ishte në paraburgim nga bashkëshortja e tij kanë marrë 500 mijë euro. Me vetë faktin se ka propozuar që t’i ndërpritet paraburgimi dhe ti shqiptohet masë më e butë paraburgim shtëpiak, ndërsa më vonë që t’i kthehet edhe pasaporta, ka shkelur kompetencat e saj”.
Janeva gjatë ditës së djeshme dëshmoi për rastin “Reket” por sot statusi i saj është ndryshuar nga dëshmitare në të dyshuar.