Angelina Jolie tani është vetëm. Në një rrëfim të veçantë dhe në një set fotosh realizuar mrekullisht bukur, aktorja e njohur Jolie vjen në koperinën e “Vanity Fair” për muajin shtator 2017. Në një rrëfim për jetën e saj, në vilën e sapo blerë, dhe të shumë përfolur për 26 milionë dollarë, në Los Angelos ajo rrëfehen momentet e vështira të pos -divorcit, lotët e derdhur në dush, (larg syve të vogëlushve) rritja e vështirë të 6 fëmijëve …
Është pikërisht Angelina Jolie, aktorja e njohur që tanimë do të jetë një nënë e vetme – duke administruar kaosin e përditshëm të gjashtë fëmijëve por dhe traumën e ndarjes së saj nga ish- bashkëshorti, aktori i njohur Brad Pitt .
Në një rrëfim për Evgenia Peretz, dhe foto prej Mert Alas, Marcus Piggot dhe e stiluar mjaft bukur dhe dhe me stil nga Jessica Diehl, në rezidencën e saj Jolie vjen më në formë se kurrë. Në rezidencën famoze, ku është futur vetëm katër ditë më parë, me një stil arkitekturor unik, Jolie ka zbuluar tensionin ndërmjet dy Angelinave dhe arsyen pse jeta e saj, kurrë më nuk do të jetë normale…