Angelina Jolie ka bërë një ndryshim rrënjësor në pamje dhe i është kthyer flokëve bjonde-platin. Aktorja 48-vjeçare hoqi dorë nga ngjyra kafe e flokëve dhe u kthye pas në kohë, në vitet ’90, kur ishte një bjonde e mrekullueshme. Ja si duket me pamjen e re!
Ata që e kanë parë Angelina Jolie në filmin “Girl Interrupted”, të vitit 1999, e kujtojnë si bjonde, padyshim më të re dhe më rebele se sot. Por ndonëse rebelimi është dicka që i përket së shkuarës tashmë për yllin hollivudian, ajo i është kthyer flokëve të çelët dhe nuk duket aspak keq.
Në disa imazhe të publikuara nga shtëpia e modës Chloe, me të cilën Angelina Jolie do të bashkëpunojë, aktorja shfaqet me flokët e drejtuara, me një gjatësi pak më poshtë se supi dhe shumë thonë se duket dhjetë vjet më e re!
Ndryshimi vjen në një mënyrë të papritur, duke pasur parasysh se prej vitesh ish-bashkëshortja e Brad Pitt mbante flokët e saj një një natyrale kafe. Look-u i ri perkon edhe me prezantimin e veshjeve të quajtur Atelier Jolie.
Për koleksionin e ardhshëm, aktorja po bashkëpunon me shtëpinë franceze të modës, Chloe, me të cilën dëshiron të krijojë një linjë të qëndrueshme veshjesh për gratë. Frymëzuar nga kombinimet e vetë Angelinës, koleksioni përbëhet nga veshje mbrëmjeje dhe do të shfaqë silueta fluide duke ofruar një estetikë të përjetshme, në përputhje me vizionin e aktores për të krijuar pjesë unike që mishërojnë kreativitetin.