Teksa zyra e OLAF ka nisur një hetim mbi blerjen e vilës 1.6 milionë euro nga delegacioni i BE -së në Tiranë, kryetarja e këtij delegacioni, ambasadorja Vlahutin, mësohet të ketë kërkuar të zgjasë mandatin e qëndrimit të saj në Shqipëri.
Ambasadorja Vlahutin ka kërkuar që mandati të shtyhet me një vit, thonë burime të exit.al, që saktësojnë se mandati i Vlahutin mbaron në 2018.
Nëse kërkesa miratohet, atëherë ajo do të qëndrojë në krye të delegacionit të BE -së në Tiranë deri në vitin 2019.
“Arsyeja zyrtare e kërkesës së Ambasadores Vlahutin për shtyrje të mandatit nuk dihet ende, por mund të lidhet me përpjekjen e saj të vazhdueshme për të kërkuar të punësohet në të ardhmen brenda BE-së ose burokracisë ndërkombëtare”, shkruan exit.
Ambasadorja Vlahutin ka punuar më parë si Këshilltare e Punëve të Jashtme të Presidentit të Kroacisë.
Ajo është hetuar në vitin 2015 për fshehje të pasurisë nga komisioni parlamentar për parandalimin e konfliktit të interesit, por çështja e saj u pushua për tejkalim afatesh.