Pak ditë para largimit nga Shqipëria, Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Lu, dhe Ambasadorja e Bashkimit Evropian në Shqipëri, Romana Vlahutin, organizuan një pritje të posaçme në rezidencën e BE-së në Tiranë.
Në pritje morë pjesë kryeministri Edi Rama, së bashku me bashkëshorten e tij, ambasadorë të akredituar në Tiranë, ministra e deputetë të Partisë Spcoialiste dhe drejtues të medias e përfaqësues të shoqërisë civile.
Në pritje u vu re mungesa e deputetëve të Partisë Demokratike, të cilët thanë se ishin të angazhuar në seancën parlamentare ku po diskutohej për Projektligjin për Teatrin e ri Kombëtar, raporton Ora News.
Nga PD-ja u panë në pritje vetëm Majlinda Bregu dhe Besnik Mustafaj, dy prej kundërshtarëve të kryetarit të partisë, Lulzim Basha.
Në fjalën e tij, ambasadori Lu e cilësoi Shqipërinë si një thesar të madh të cilit do t’ia ndiejë mungesën.
Ndërkaq ambasadorja Romana Vlahutin vuri theksin te reforma në drejtësi, të cilën e vlerësoi si tepër thelbësore për Shqipërinë.