To top
28 Mar

Alfred Balla, zgjidhet kreu i ri i KLP-së!

Këshilli i Lartë i Prokurorisë në mbledhjen e ditë së sotme ka zgjedhur kryetarin e ri, i cili do të zëvendësojë Gent Ibrahimin, të cilit i përfundoi mandati. Alfred Balla do të jetë kreu i ri i KLP-së, pasi u zgjodh me 10 vota, teksa ishte i vetëm në garë. Balla deri më sot mbante postin e zv.kryetarit të KLP-së. Ai ka përfunduar studimet e larta për drejtësi në vitin 1991 pranë “Universitetit të Tiranës”; studimet pasuniversitare, master shkencor në të drejtën penale në vitin 2012 pranë Universitetit “Justiniani I-rë” dhe mban titullin Doktor i Shkencave Juridike (e drejtë penale) nga viti 2020 pranë “Universitetit Europian të Tiranës”.