Alexei Navalny jetoi dhe vdiq duke luftuar kundër regjimit të Vladimir Putin.
I ndaluar në vitin 2018 nga kandidimi në zgjedhje, ai mbeti kundërshtari më i fuqishëm politik i Putinit.
Ai ishte njeriu i vetëm që arriti të nxirrte dhjetëra mijëra në rrugë kundër Putin dhe është njeriu i vetëm që presidenti i Rusisë refuzoi të përmendte me emër.
Navalny ishte kokëfortë, sarkastik dhe jashtëzakonisht karizmatik – një populist i lindur me një sens humori që tërhiqte veçanërisht të rinjtë.
Në 2020 ai u helmua nga Kremlini, arriti të mbijetonte dhe u kthye sërish në Rusi edhe pse e dinte që do të arrestohej. Navalny u dënua me 19 vjet burgim në gusht të vitit 2023 nën akuza për ekstremizëm.
Navalny ishte i martuar dhe kishte tre fëmijë.
“Të jesh një politikan në Rusi, ose gazetar dhe aktivist nuk është një punë e lehtë, por më vjen mirë që ka shumë njerëz të rinj që po përpiqen. Kam shumë njerëz në Rusi që më suportojnë. Dhe nëse do të isha i vdekur asgjë nuk do të ndryshonte. Organizata ime, njerëzit rreth meje do të vazhdojnë punën”