Alessia Marcuzzi një nga prezantueset më të dashura në Itali, ka marrë pjesë në një shfaqje Bulli Stop Xmas Show, kundër bullizmit në Romë dhe ka treguar një defekt të vogël të saj që ka bërë që ta bullizojnë shumë gjatë fëmijërisë. Ajo ka treguar se i ka ‘këmbët pak të shtrembra’. “Më ngacmonin kur isha e vogël, aq sa nuk vishja kurrë funde. Nuk e kam vuajtur kurrë, por sigurisht që më bëri shumë të pasigurt dhe për shumë vite kisha veshur vetëm pantallona. Edhe tani nuk i bashkoj asnjëherë këmbët para njerëzve, e bëra për herë të parë vetëm dje. Ne jemi të gjitha mbretëresha dhe të metat tona na bëjnë unikë”.