Tirana International Airport (TIA) njofton se ditën e nesërme do të jenë në dispozicion katër fluturimeve vajtje-ardhje për disa linja, si Italia, Vjena dhe Bjellorusia.
ërmes një postimi në “Facebook” TIA sqaron se për të udhëtuar në këtë destinacione kanë të drejtë vetëm qytetarët që janë rezidentë në një nga vendet e BE-së, apo kanë pasaportë të jashtme.
NJOFTIMI
Fluturimet e konfirmuara 16.06.2020
Tirana International Airport njofton se fluturimet e konfirmuara vajtje-ardhje deri tani për ditën e nesërme janë:
✈️ Wizz Air – Fluturimi për në Vjenë dhe kthim
✈️Air Albania – Fluturimi për në Romë dhe kthim✈️Air Albania – Fluturimi për në Milano dhe kthim
✈️ Belavia Airline – Fluturimi për në Bjellorusi dhe kthim
Ju lutemi pasagjerëve të kontaktojnë kompanitë ajrore përpara çdo udhëtimi. Atyre që udhëtojnë, të respektojnë protokollet e higjienës. Maskat janë të detyrueshme.
Ndërkohë, nisjet nga Shqipëria janë ende të kufizuara për personat që nuk janë të pajisur me leje qëndrimi apo pasaportë për destinacionet EU.
Lejohen të udhëtojnë vetëm rezidentët në Bashkimin Europian dhe nënshtetasit EU.
Situata ndryshon me orë, ndaj ju lutemi dhe për pak durim. Çdo njoftim të shtetit shqiptar në lidhje me çdo fluturim, do t’jua përcjellim menjëherë në faqet tona zyrtare.
Ju faleminderit për bashkëpunimin!
Tirana International Airport